TIRANË- Më 15 shkurt, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të shqyrtojë kërkesën e dytë për shkarkimin e një prokurori.

Report Tv mëson se Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar shkarkimin e prokurotit të Krujës, Bujar Memia pasi sipas hetimit të ILD-së, ai ka favorizuar lirimin e të dënuarit Hekuran Billa, i cili pas lirimit u ekzekutua mbrëmjen e 11 qershorit në Tiranë.

Kërkesa e parë ILD-së për marrjen e masës ndaj një prokurori ishte ndaj hetueses Elina Kombi, kërkesë e cila u rrëzua.  

Kombi sipas ILD-së zvarriti hetimet duke harruar në qeli Bilbil Hasanin i arrestuar për vjedhjen e një portofoli e ndërkohë që do dilte në gjyq, u vetvra në qeli.