Ndeshja e djeshme e Serie A mes Fiorentinës dhe Inter foli për miqtë 3-4. Goli i katërt dhe i fitores për zikaltërit erdhi në fundin e duelit nga Mkhitaryan. Armeni çoi peshë tifozët e Inter, teksa në Itali kanë të tjera plane. Gazzetta dello Sport bën me dije se Lega ka pezulluar me një takim arbitrin kryesor, Paolo Valeri.
E gjitha vjen në një kohë kur ekipi "Vjollcë" protestoi për gjykimin. Media në fjalë tregon se mungesa e të kuqit për Dimarcon favorizoi Inter, me arbitrin që duhet të vuajë pasojat. Një javë jashtë për Valerin, që do duhet të japë shpjegime në komisionet përkatëse, duke iu hequr edhe pikë në vlerësim.