Dy punonjës të Operatorit të Shpërndajres së Energjisë Elektrike në Kavajë janë ndaluar nga policia e këtij qyteti, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri - tjetrin kanë favorizuar një biznes të zonës për faturimin e energjisë elektrike.

Siç bën me dije policia, dy punonjësit e OSHEE-së janë Adrian Dedej 40 vjeç dhe Nebi Tahiraj 32 vjeç të cilët janë hetuar prej ditësh nga policia dhe prokuroria e Kavajës.

Dy punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën, përmes favorizimit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)