Favorizuan një subjekt tregtar për 300 mijë lekë të vjetra, gjykata e Korçës liron 3 zyrtarët e hetimit tatimor (Emrat)

Favorizuan një subjekt tregtar për 300 mijë lekë të vjetra, gjykata e Korçës  liron 3 zyrtarët e hetimit tatimor (Emrat)

Foto ilustruese

Gjykata e Korçës ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka ndryshuar masën e sigurisë për 3 zyrtarët e hetimit tatimor të Tiranës. Maluen Hoxha, Alban Kapo dhe Idajet Vrapi. Këta zyrtarë kanë favorizuar një subjekt tregtar nga kontrollet dhe gjobat kundrejt një shume parash prej 300 mijë lekë të vjetra.

Punonjësit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, pasi kundrejt një shume prej 30.000 lekë, kanë favorizuar një subjekt tregtar në qytetin e Korçës, duke i shmangur masën administrative.

3 zyrtarët e hetimit tatimor të Tiranës u arrestuan më 8 nëntor, ndërkohë që sot kanë dalë para gjykatës.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tapeti i kuq: 11/11/2018 14:57

    Pse i lironi keta xhandare qe ta thone troç ose na jep ne 500 mije ose gjobe 3 milion.apo jane te partise çunat dhe kane liçense per te vjedhur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite