Faza eliminatore, Partizani e
nis me barazim Europa League

Faza eliminatore, Partizani e<br />nis me barazim Europa League
Është mbyllur në barazim pa gola takimi i parë i turit të parë kualifikues së Europa Leage, mes Partizanit dhe ekipit sllovak Slovan Bratislava. Një ndeshje në të cilën të kuqtë, ndonëse me një formacion më të dobët se ai me të cilin u përballën në kampionat, teksa nuk kishte asnjë nga dy sulmuesit, Raçiç apo Sukaj, meritonin të paktën një gol.

Lojtarët e Partizanit kanë mundur të rrezikojë portën kundërshtare, më shumë se sllovakët, madje në limitin e ndeshjes patën rastin më të mirë për të rrëmbyer fitoren, kur Vila përballë portierit godet jashtë. Gjithsesi edhe rezultati 0-0 mund të quhet pozitiv për nënkampionët tanë, pasi të kuqtë, mund të konsiderohen të favorizuar, teksa në shtëpi ditën të ruajnë të paprekur portën.

Ndeshja
Partizani ishte ekipi i parë shqiptar që çeli siparin e përfaqësimit europian për këtë vit. Të kuqtë e nisën këtë sfidë me një formacion të dobësuar nga ai me të cilin mbylli sezonin, teksa në vijën e sulmit nuk do të jetë as Sukaj dhe as Racic. Starova në këtë ndeshje ka pozicionuar në repartin e avancuar.

Torasa, Ramadani dhe Fili. Pjesa e parë përgjithësisht nuk dhuroi emocione pasi të dyja skuadrat kanë luajtur me mjaft kujdes duke menduar më shumë për të mos pësuar.

Në të dytën ndeshja ka patur pak e ashumë të njëjtin ritëm kur Partizani nuk ka dashur që të rrezikojë shumë, ndërsa miqtë nga ana e tyre treguan se barazimi ishte një rezultat i pëlqyeshëm për ta. Në 10 minutat e fundit Partizani është munduar që të godasë ndeshjen duke intesifikuar sulmet për të “rrëmbyer” një fitore të vyer.

Në këtë fraksion loje, të kuqtë kanë rrezikuar në mënyrë flagrante portën e Slovan Bratislava, dy herë me Filin dhe një herë me Vilën, por ishin të pafat duke mos e gjetur golin. Nga ana tjetër edhe miqtë kanë për çfarë se të ankohen sepse  në minutën e parë shtesë kanë qenë pranë golit por Alban Hoxha shpëtoi nnga traversa.

Përfundimisht takimi u mbyll 0-0 një rezultat relativisht pozitiv për Partizanin, duke parë forcën e kundërshtarit, por edhe momentin që po kalon, kur e ka filluar aventurën europiane me një skuadër ende të pakompletuar.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen