Kombëtarja shqiptare e basketbollit për meshkuj është mposhtur të enjten 73-63 në Sllovaki në ndeshjen e parë të raundit para kualifikues të FIBA EuroBasket 2029.
Përkundër një performance të mirë dhe momenteve të forta gjatë lojës, kuqezinjtë nuk arritën të shmangin humbjen në një transfertë të vështirë. Skuadra shqiptare tregoi organizim dhe lojë të kënaqshme, por sllovakët shfrytëzuan më mirë momentet kyçe të ndeshjes, duke marrë një epërsi që e ruajtën deri në fund.
Tani, vëmendja e kombëtares kuqezi zhvendoset te sfida e radhës ndaj Kosovës, e cila do të zhvillohet më 30 nëntor në Shkodër, në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”, duke nisur nga ora 18:00.
Komente








