Administratori i një faqeje interneti të quajtur "Silk Road" e mbiquajtur "eBay" i drogës, u arrestua të mërkurën nga FBI-ja në San Francisco, njoftoi sot porkuroria amerikane.
Blake Benthall, 26 vjeç, akuzohet për konspiracion për të bërë trafik droge, konspiracion për të bërë pirateri informatike, konspiracion për të bërë trafikim të dokumenteve falso dhe konspirim për pastrim parash.
Ai do të dalë para drejtësisë në San Francisco, në Kalifroni dhe rrezikon burgimin e përjetshëm.
Sipas prokurorëve, kjo faqe interneti ka mundësuar blerjen dhe shitjen e drogës dhe produkteve të tjera kondtrabandë në mënyrë anonime në internet, pasi në vitin 2013 u mbyll një faqe e ngjashme.
Ata vlerësuan se ky version i dytë u përdor për të shpërndarë me qindra kilogramë drogë dhe mallra të tjera të këtij lloji në rreth 100 mijë përdorues në të gjithë botën, këto veprime gjeneronin tetë milionë dollar në muaj.
Në kët hetim morrën pjesë gjithashtu autoritetet gjyqësore të Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Lituanisë, dhe Holandës.
ATSH












