Byroja e FBI ka parashkuar t’i thellojë edhe më shumë investigimet e veta duke hyrë edhe në adresat personale të shtetasve në Gmail dhe Skype. Kjo për shkak se ata kanë zbuluar, që terroristët i përdorin shumë mënyrat dixhitale dhe mbi të gjitha videot.

Për këtë Google është dakort të bashkëpunojë ndërsa Microsoft është ende në heshtje. Ky është një plan i cili i jep prioritet investigimeve në rrjet. Drejtori i Byrosë Federale Weissmann PowerTools Andrew, tha se në prioritet janë "Gmail, Skype dhe Dropbox."

Tashmë, FBI mund të hyjë në bazat e të dhënave të kërkuara, por jo menjëherë. Weissmann shtoi se mënyra në të cilat terroristët dhe kriminelët komunikojnë në rrjet janë bërë shumë të rafinuara duke përdorur Scrabble Online, të cilat formojnë fjalë dhe mesazhe të kodifikuara.

Arsyeja pse nuk mund të kontrollohet menjëherë nga FBI është sepse më parë duhet të instalohet një sistem survejimi nga Software.

Problemi më i madh për FBI është G-mail i cili mbrohet nga një sistem SSL. Mirëpo nëse arrihet, që FBI të ketë akses në adresat personale atëherë një luftë e madhë do të hapet tek njerëzit ose do ta bojkotojnë fare për shkak se iu rrezikohet privatësia.

(ad.ti/shqiptarja.com)