Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes ka njohur zyrtarisht rekordet e reja botërore të vendosura nga Enkileda Carja në Kampionatin Europian të Peshëngritjes, mbajtur në muajin tetor në Durrës.
Enkileda Carja theu 6 rekorde Europiane dhe 3 Botërore në Kampionatin Europian, në kategorinë deri në 63 kilogramë, të cilat njihen zyrtarisht nga Federata Ndërkombëtare, me 98 kilogramë të ngritura në shkëputje, 118 në shtytje dhe 216 kilogramë në dygarësh.
17-vjeçarja nga Elbasani shkëlqeu më pas edhe në Lojërat Olimpike të Solidaritetit Islamik, që u mbajtën në Rijad të Arabisë Saudite. Ajo siguroi dy medalje argjendi, për të vendosur dy rekorde botërore për moshën e saj.
Komente











Nderim e krenari i jep Shqiperise tone peshngritesja rekordmene Enkileda Carja. Faleminderit vajze.
Përgjigju