'Federata opozitare’, Mediu kundër Bardhit dhe Bashës: Bashkimi të jetë pa kushte! S’më intereson fati politik i Berishës, Metës apo i Lulzimit

Gazment Bardhi konfirmoi në Report Tv se ka nisur bisedimet mes deputetëve të tij, atyre që mbështesin Berishën por dhe aleatëve, për një koalicion të gjerë opozitar. Por Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu në “Studio Live” në Report Tv thotë se kjo ka qenë idea e tij dhe për këtë bashkim shtoi se është hedhur një platformë.

“A mund të profilizojmë një koalicion për zgjedhjet që ta brendojmë që tani si koalicion të mos presim se çdo ndodhë. Preokupimi im dhe i zotit Duka ka qenë si të krijojmë një forcë të unifikuar opozitare jo duke mos qenë ndryshe por duke qenë bashkë edhe duke mos qenë ndryshe. Kemi një situatë të rënduar në Ballkan ku deri tani orientimet tona të politikës së jashtme kanë lënë shumë për të dëshiruar", tha Mediu.

“Bashkimin e opozitës s’ka pengese. Idea është hedhur platforma është prezantuar, po përpiqemi për një platformë më koncentrat. Kushdo që do e firmosë do të bëhet pjesë e kësaj lëvizje politike. Ka ardhur koha dhe arsyen pse. Është marrëdhënie që tenton të kalojë interesat thjeshtë të lidershipit të opozitës dhe në shërbim të interesave të shqiptarëve. Në këtë platformë është vendosur një marrëdhënie e ngushtë me diasporën. Në 2017 u bë gafë në marrëveshjen Rama Basha u fshinë koalicionet dhe u la të kandidohej vetëm nën logon e PD. Në 2020 Rama ndryshoi kushtetutën dhe ligjet duke hequr koalicionet. Të porganizohemi të jetë një koalicion brendues. Nuk i referohem vetëm ideve por edhe praktikave. 2001 dhe 2005 është histori e organizimit elektoral të opozitës. Apo me një hapje të opozitës për figura të reja”, tha më tej në një intervistë për gazetarin Arbër Hitaj.

Partia Demokratike është e vendosur në qëndrimin e saj, se nuk do të ketë asnjë bashkim me grupin e Rithemelimit dhe të Gazment Bardhit nëse këta të fundit nuk distancohen nga personat non grata. Ndërsa Fatmir Mediu nuk shprehet pro kushteve që Bardhi dhe Lulzim Basha kanë vënë për të realizuar një bashkim të mundshëm.

 “Asnjë njeri nuk vendos vetë për asnjë tjetër. Ne do të bëjmë një format platformë që do e onsultojmë. Secili ta firmosë nëse është apo nuk është dakort. Fillon me ata që janë dakort”, tha Mediu.

Ish-ministri ka treguar edhe një episod mes tij dhe Lulzim Bashës në 2020 kur është larguar nga mbledhja, ndërsa nënvizoi se interesi i vetëm në krijimin e "federatës opozitare" është për të dhënë një alternativë për shqiptarët. Ndërkaq nënvizoi se nuk i intereson fati politik i asnjë prej liderëve opozitarë duke përmendur këtu Lulzim Bashën, Sali Berishën dhe Ilir Metën.

"Kur Rama kërkoi të ndryshojë kushtetutën në 2020, u mblodhëm në PD. Basha tha Fatmir do arrijmë te propozimi yt për të pasur lista të hapura. Do i themi Ramës po ndryshove kushtetutën ne do pranojmë  por të ndryshojnë listat e hapura. Më fal i thashë kush e ka propozuar këtë ose është idiot ose i poshtër. Se Rama mjaftonte ta kishte opozitën.

Kur Rama ndryshoi kushtetutën jemi mbledhur gjithë lidershipi i madh i opozitë në të cilën u bë një deklaratë gazetareske, për një ndryshim kushtetues dhe shkatërrim të procesit zgjedhor. I kërkova Bashës të mbajë qëndrim të prerë në raport me zgjedhjet sesi po cënohej kushtetuta. Kishte kolegë qe ne duhet ta frymëzojmë shoqërinë shqiptare nuk duhet ti bëjmë që të humbasin besimin. Unë pashë një situatë të papranueshme ndoshta dhe banale, jam çuar nga tryeza dhe kam dalë, thashë nuk mund të marr pjesë. Basha më kërkoi të kthehesha... I thashë nëse më kërkon që të mos kandidoj por më thuaj që PD fiton dhe moskandidimi i m vlen s’e  kam problem. Por të shkatërrohet Pd me këtë lloj mënyre dhe qëndrimesh s’ka kuptim."

E thashë këtë episod vetëm për një fakt të thjeshtë. Sa mendjeshkurtër bëhemi ndonjëherë duke menduar se fitojmë. Pa ditur sesi fitohet në terren duke jetuar nëpër zyra dhe për mua nuk është më çështje personale. Mua s’më intereson më fati politik i Berishës Bashës, Metës Mediut... Sot është në lojë fati i Shqipërisë. Fati i Shqipërisë pa u kthyer intelektualët ajo pjesë rinore që kanë shkuar jashtë, ne nuk mund të bëhemi, ne po zhbëhemi si komb. Nuk merret pushteti duke thënë ik ti...”, deklaroi kreu i PR.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:02
Fatmir Mediu zbardh telefonatën me Shkëlzen Berishën ditën e masakrës së Gërdecit! Flet për skenar armiqësor: Putin shpalli NATO-n armike

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu në “Studio Live” në Report Tv ka folur për masakrën e Gërdecit dhe gjyqin që po zhvillohet për këtë çështje.

Ndalur te telefonata me Shkëlzen Berishën ditën që ka ndodhur masakra, Mediu tha se nuk kanë biseduar për Gërdecin por për çështje personale shëndetësore.

Pyetje: A ka patur rol Shkëlzen Berisha në fabrikën e Gërdecit?

Mediu: Pse duhet të më pyesni mua ai ka qenë në gjykatë...

Pyetje: A keni pasur telefonatë me të para dhe pas shpërthimit?

Mediu: Jo s'ka pasur para dhe pas shpërthimit. Ka pasur ditën përpara dhe pas shpërthimit nja 3 orë më pas për një çështje të interesit tim që nuk e përballoja dot në Shqipëri. Ka qenë çështje familjare.  Çfarë do më zgjidhte mua Shkëlzen Berisha? T'i thosha të më hapë telefonin kryeministri. Unë kam qenë në kontakt me kryeministrin kur ka ndodhur kjo ngjarje.

Pyetje: A do bënit diçka ndryshe nëse do ktheheshit pas?

Mediu: Nga pikëpamja e praktikës nuk do bëjë gjë ndryshe... unë kam respektuar hierarkinë ushtarake skam sjellë nga jashtë skam ndërhyrë kush është kolonel e gjeneral. Kë do pyesja nëse kam hierarkinë ushtarake që më sugjeron diçka dhe të dal e të them që s’duhet bërë kështu. Asnjëherë s’ka pasur asnjë reklamim te ministri i mbrojtjes për demontimin në Gërdec. Ministri s’ka qenë asnjëherë në Gërdec s’ka pasur asnjë kontakt me ata që mund të bënin biznesin...

Ish-ministri në mënyrë jo të drejtpërdrejtë la të kuptohej që ka dyshime dhe për një skenar rus për shpërthimin e Gërdecit. 

“S’kam dashur të futem por meqë po më pyet, ka pasur një ekip amerikan ekspertësh që kanë vlerësuar çka ndodhur. Kanë thënë 5 shkaqe të ndryshme dhe s’kanë vënë gishtin te asnjëra. Saldimi i karrocës është njëra. Djali i të ndjerit Deliu që humbi jetën që pretendohet se ka salduar karrocën ka thënë që unë kam qenë në shtëpi nga ora 12 deri kur ka ndodhur shpërthimi dge babai nuk ka salduar karrocë, unë kam qenë aty. Është një dëshmitar okular.... Jashtë kontekstit eksperrimental është interesi kombëtar.

Troç ne nuk kemi këshill të sigurisë kombëtare. S’kemi analizë të inteligjencës në Shqipëri. Marrim informacione i shikojmë dhe i hedhim në vendin që na takon si informacion kosnfidencial. S’kemi analizë të problemeve që shtron inteligjenca. Jemi vend anëtar i Natos.”

"Unë kam thënë disa gjëra që duhet të kishin interesin e medias dhe të institucioneve. Kam kërkuar në atë kohë që të mblidhet këshilli i sigurisë kombëtare. Një muaj para Gërdecit unë nuk kam qenë vetëm por me drejtorin e shërbimit informativ të sigurisë... Interesi i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO binte ndesh me interesat e Rusisë. Sot e kësaj dite vazhdon e njëjta politikë. Ne kemi pasur qejf të merremi me fuqi të mëdha të themi se kemi armiq të mëdhenj se na dukej sikur bënim veten më të mëdhenj. Unë mendoj se vende që kanë interesa gjeopolitike në rajonin e ballkanit nuk i lënë interesat në dorë të rastësisë. Në mbledhjen e sigurisë në Mynih, Putin përherë të parë doli dhe tha: Naton e kemi kundërshtare. Në 2007. Nuk mendoj se po bënte poezi por është politikë. Dhe sot them armatosja e Serbisë raporti me Serbinë etj vijnë ndesh interesave atlantike të shqiptarëve dhe të rajonit në ballkanit".

Ai deklaroi se gjatë kohës së mbante postin e ministrit nuk ka pasur njohje as me kompaninë shqiptare "MEICO" dhe as atë amerikane "SAC", ndërsa e cilësoi procesin ndaj tij të paligjshëm.

"Procesi ka qenë deri tani i paligjshëm për shkak se është parashkruar. Përveç kësaj palët në gjykatë si prokuroria dhe e akuzuara të trajtohen në mënyrë të barabartë. Na është mohuar e drejta e disa dëshmitarëve të rëndësishëm. Kanë sjellë në gjykatë Gjykata ka dalë në përfundim që shpërdorimi i detyrës nuk ka shkaktuar tragjedi në gërdec. Nëpër dëshmi del që s’ka asnjë përgjegjësi ligjore dhe shpërdorim detyre nga ministri. Ministri ka zbatuar ligjet detyrimet ndërkombëtare vendimet e këshillit të ministrave, për më tepër të ketë vendosur se ku ishte Gërdeci sepse nuk e ka dituar asnjëherë."

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë