Felaj në Report Tv: PD - LSI nxisin protesta që synojnë kaos, gjoja në emër të Klodjanit! Ministre e Brendshme? E gatshme për çdo kontribut

Deputetja e PS dhe njëherësh kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Ermonela Felaj tha se protestat e zhvilluar ditët e fundit në vend janë të organizuara dhe frymëzuara nga opozita. Në një intervistë për Report Tv, Felaj tha se këto protesta tentojnë vetëm të nxisin dhunë dhe kaos për të krijuar idenë se në këtë vend gjërat nuk funksionojnë. Felaj i vuri gishtin PD dhe LSI se qëndrojnë pas këtyre protestave dhe për të dje u shfaqën edhe me figurë pas u fshehur se janë organizuesit e saj. Në lidhje me sigurinë kombëtare, Felaj tha se ajo nuk është cenuar, por po tentohet të prishet rendi dhe siguria ne vend.

"Nuk është cenuar siguria kombëtare, nuk kam asnjë informacion të tillë. Por protestat e dhunshme, gjoja në emër të Klodjanit janë veprime që cenojnë rendin dhe sigurinë publike. Nëse kjo protestë nuk do ishte shoqëruar me dhunë, unë s'do të kisha çfarë të flisja, por në fakt protesta nuk është për Klodjanin, por janë të organizuar nga PD dhe LSI. Mjetet piroteknike dhe molotovët nuk janë në shitje të lirë dhe ju siguroj që kjo është e organizuar  dhe menduar me qëllim të qartë të krijimit të kaosit dhe rrëmujës për të dhënë idenë se këtu gjërat nuk funksionojnë, por ju siguroj që nuk kanë lidhje fare me vrasjen e Klodjan Rashës. Aty nuk ka shoqëri civile dhe aktivistë, por përfaqësues të partive politike të PD dhe LSI dhe dje janë paraqitur me figurë. Ata janë frymëzuesit dhe organizatorët. Berisha del e bën çdo ditë thirrje  për dhunë në rrjete sociale dhe u drejtohet 17 apo 18-vjeçarëve. Ai funksionon vetëm aty ku ka dhunë, gjak e kaos. Synimi është ai që ju e shihni të materializuar qartë në rrugët kryesore të Tiranës. PD dhe LSI janë duke e shfrytëzuar këtë histori dhe është më se e qartë. Kjo loja e dorëheqjes është për të justifikuar protestat e çdo dite", tha Felaj.

E pyetur nëse këto protesta kanë ndikim nga vendet jashtë për të krijuar destabilizim në vendin tonë Felaj tha se "protestat e sotme jo, por ato të një viti më parë ka pasur interesim të tillë dhe kjo u pa qartë kur një televizion i huaj raportoi 24 orë live protestën e zhvilluar te ne". Një vit më parë u zhvilluan protestat e dhunshme të opozitës dhe se televizioni i huaj që e raporti live në atë kohë ishte Russia Today.

Nëse do ta pranonte rolin e Ministrit të  Brendshëm nëse do i ofrohej, Felaj u shpreh se "jam anëtare e PS dhe do të jap çdo lloj kontributi që mundem dhe më kërkohet".

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir: 15/12/2020 17:21

    Kush t'a meritojë

    Përgjigju
  • bec mo: 15/12/2020 09:26

    ti je nje rrugace grua, qe sa here te permendin burrin e pashkolluar por qe karstriot selita ta beri prokuror, shpalos fjalorin tend si jevge qe je !!! ikkk moj e paftyre !!!

    Përgjigju
  • Ruze: 15/12/2020 00:33

    Sa qesharake. Kur kane moral e flasin. Te rrine pa komente ose thone dicka pozitibe. Harruan qe bllokonin rruget e digjnin goma, e qanin per procedimet penale qe u hapen. Njerez pa karakter.

    Përgjigju
  • P. Hajdini: 14/12/2020 23:28

    per Minister te Brendshem, asht mire me vu ish ministrin e Drejtsis z. Ilir Rusmajli.

    Përgjigju
  • LORA: 14/12/2020 23:15

    Ermonela Felaj eshte profesioniste dinjitoze.

    Përgjigju
    • lemi: 15/12/2020 09:27

      pse nuk ben profesionin kur eshte kaq dinjitoze?!! nje hajdute ordinere, ja c eshte ...

  • Eglit: 14/12/2020 21:37

    Fol Felaj se e ke ne terezi ti , vete , burri fisi ne pune shteti merrni rrogen kot dhe nuk doni tju prishet rehati. Po njerezit ne Shqiperi snxjerrin dot buken e gojes, pasi ca si puna juaj nuk e zhvilloni vendin por vetem e zhvatni. Per juve rrofte partia po mjere njerezit thuaj ..... hrh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'