Ai është vetëm 4 vjeç dhe është i dënuar përjetë të jetojë e të vuajë nga HIV AIDS. I mituri është infektuar nga nëna e tij gjatë shtatzënisë, por ajo nuk jeton më për shkak të së njëjtës sëmundje. Tashmë vogëlushi jeton me gjyshen 65 vjeç dhe dy motrat e tij.
A1Report risjell historinë e tij, por gjithashtu edhe apelin e kësaj zonje, Fejzie Resulaj, e cila kujdeset për nipin e saj me shumë përkushtim ashtu sikurse ia ka lënë amanet vajza e saj e vetme.
Ajo shprehet se vazhdimisht i është drejtuar instancave shtetërore për ndihmë, që djali të dërgohet në qendra të specializuara pasi e mundon frika se edhe dy motrat e 4-vjeçarit rrezikojnë prekjen nga HIV.
Por e vetmja ndihmë sipas saj ka qenë ajo e një viti më parë, kur A1 Report organizoi një fushatë një mujore për të kontribuar për këtë familje në një numër llogarie duke lehtësuar sado pak problemet e kësaj familje, por edhe lehtësuar dhimbjen e tyre të përditshme.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO