Fëmija 'fryt' i një përdhunimi, 41-vjeçarja rrëfen historinë e trishtë: Nuk u ktheva kurrë në atë shtëpi të mallkuar (VIDEO)

Nuk kishte mbushur ende 17 vjeçe asokohe dhe bie pre e një përdhunimi, dramë kjo që po e përndjek gjithë jetën. Quhet Fatbardha Hoxha, e lindur në  qytetin e Lushnjes, dhe historinë e  saj të trishtë e rrëfeu në emisionin “Pa Gjurmë” në Report Tv. Gjithçka nisi kur  Fatbardha ishte akoma një adoleshente, ende pa mbushur17 vjeçe, përjeton tmerrin e një abuzimi seksual.

“Nuk kisha mbushur ende 17 vjeçe kur më përdhunuan, fatkeqësisht nuk e njoh personin që abuzoi me mua sepse isha e vogël .Pas përdhunimit, që nga ai moment më shkëputën nga shkolla...atë kohë se dija çfarë do të thotë të jesh shtatzënë sepse barku po rritej dhe unë nuk e kuptoja. Deri sa një ditë gjyshja më mori në shtëpinë e saj dhe aty më priste një mami, Ajo më pa dhe nisi të qajë, sepse e dinte se çfarë më priste, por  unë as nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte. Gjyshja ishte e para që kuptoi që unë isha shtatzëne. Kur më dërguan për vizitë doktori më informoi që isha në muajin e 6 të shtatzënisë. Pastaj më mbajtën në Durrës te tezja dhe ajo planifikoi një abort, që kushtonte afro 120 mijë lekë të vjetra dhe ne nuk i kishim mundësi”, tha ajo.

Fatbardha Hoxha me vajzën e saj në emision Pa Gjurmë

Fatbardha rrëfen se si nën presionin e familjes ajo duhet të abortonte fëmijën, edhe pse në mungesë të ardhurash, ajo shprehet se familjarët organizuan gjithçka.

“Me ndihmë dhe borxhe arritën t'i mblidhnin paraët, por kur shkova në spital për të bërë abortin, doktori më tregoi fëmijën dhe atë moment unë nuk munda dot ta bëja  abortin. Që nga ai çast, prindërit më larguan për te tezja në qytetin e Durrësit. Por pas 2 muajsh fëmija erdhi në jetë, ekzaktësisht  në 9 Maj të 1996. Por unë kurrë nuk e preka djalin, as aromën s’ia mora dhe as gji nuk i dhashë. Pasi prindërit më vendosën kusht që nëse merrja djalin me vete në shtëpi duhet të largohesha nga shtëpia. Por unë u ktheva te tezja sepse më mashtruan duke  më dhënë një letër ta firmosja, por më pas e  kuptova që kisha firmosur braktisjen e djalit. Djalit ja vendosëm emrin Elton nga një infermiere që ishte aty pranë, pasi atë moment unë isha e shokuar”, përfundon me lot në sy 41- vjeçarja. Gjithçka që ajo ruan si kujtim sot, është e qara e tij foshnje dhe shpresat i mban te emisioni “Pa gjurmë”, se një ditë do t’i jepet  mundësia jo vetëm ta shikojë por ta përqafojë e  të kujdeset për të.

VIDEO/Emisioni i plotë Pa Gjurmë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja