TIRANE- Viti 2016-a në Shqipëri erdhi me lindjen e një vajze në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’ në Tiranë. Mjekët kanë raportuar se foshnja lindi disa minuta pas hyrjes së vitit 2016.

Vogëlushja lindi me një peshë normale prej 3 kg e 500 gram. Gjendja e fëmijës së porsalindur është e mire po ashtu edhe gjendja e nënës.

Prindërit shprehen të lumtur për ardhjen në jetë të vogëlushes duke uruar njëherazi gjithë qytetarët që viti 2016 të jetë sa më i mirë dhe më të lumtur. Prindërit kanë vendosur që vajzën e tyre ta quajnë Ambla.

femija
gezuar
femija
(Femija i parë i 2016. Fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)

 
Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)