TIRANE-Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Andrea Grace Baley shtetasen amerikane e cila akuzohet nga prokuroria për dhunë ndaj fëmijëve të saj të adoptuar.
Në sallë Baley u paraqit me ndihmën e një përkthyese e cila i komunikoi asaj akuzën për dhunë dhe keqtrajtim ndaj të miturve.
Amerikania nuk pranoi se ka dhunuar fëmijët e saj të adoptuar 14 dhe 17 vjec ndërsa sqaroi se, ka pasur marrëdhënie problematike me dy të miturit pasi ata nuk sillenin mirë dhe herë pas here vidhnin në shtëpi.
“Djemtë silleshin shumë keq. I kam kapur duke vjedhur dhe marrdhëniet me të dy i kam pasur gjithmonë problematike”, tha Baley.
Andrea Grace Baley u prangos dy ditë më parë nga oficerët e komisariatit numër 1 në Tiranë pasi ajo u kallëzua nga fëmijët e saj se i kishte keqtrajtuar.
Por si u zbulua dhuna ndaj të miturve T.T.M dhe T.T.B?
Fillimisht Baley denoncoi më dt.31 Maj zhdukjen e të miturve dhe largimin e tyre nga banesa pa lënë asnjë adresë.
Policia nisi hetimet dhe më dt.5 pasdite fëmijët u gjetën pranë kopshtit zoologjik në Tiranë. Me të mbërritur në komisariat ata denoncuan nënën e tyre adoptuese se i keqtrajtonte.
Në praninë e psikologes fëmijët bënë denoncimin dhe nga hetimet ata rezultuan me shenja dhune në pjesët e këmbëve, krahëve dhe barkut.
Të miturit 14 dhe 17 vjec tashmë janë nën kujdesin e institucioneve shtetërore pasi nuk pranojnë të kthehen në shtëpinë nga ku u larguan.
Andrea Grace Baley jeton në Shqipëri prej disa viteve ndërsa rezulton se ka 8 fëmijë mes tyre 6 të adoptuar dhe 2 fëmijë biologjik.
[gallery]22619[/gallery]
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO