Femijët dhe problemet e zhvillimit
apel nënat: Pranoni ata siç janë  

Femijët dhe problemet e zhvillimit<br />apel nënat: Pranoni ata siç janë  
Dy nëna, njëra nga Kuçova e tjetra nga Peqini, udhëtojnë çdo 6 javë drejt Tiranës, që fëmijet e tyre të mitur të marrim kujdesin mjekësor dy javorë ne Qendrën Kombëtare te Mirërritjes, Zhvillimit dhe Rehabilitimi të Fëmijeve.

Fëmijët e këtyre nënave, 5 dhe 6 vjeçe, janë diagnostikuar që në moshë të hershme me prapambetje të zhvillimit psiko-motor, por këto nëna nuk janë dorëzuar që fëmijët e tyre të marrin trajtimin e duhur profesional.

Ato ndajnë me Report Tv dhimbjen e tyre, duke përcjellur një mesazh për të gjithë prindërit, që t’i pranojnë fëmijet e tyre dhe të punojnë së bashku me ta për përmirësimin e cilësisë së jetës. 

’Çdo prind lëndohet kur fëmija ka probleme, por duhet ta ndihmojnë që ky fëmijë të ecë përpara.
 
 ‘’Jam ndjerë ndonjëherë keq por nuk jam dorëzuar, sepse po u dorëzova unë kush do ta ndihmojë atë fëmijë? Ka shumë këshilla, por në radhë të parë duhet të keni durim dhe besim tek Zoti’’,-
u shprehën nënat. 

Drejtoresha e kesaj qendra, Migena Kika shpjegon se pjesa më e madhe e fëmijeve që dignostikohen me probleme me psiko-motore, i përkasin edhe spektrit autik.

Neuropediatria Kika shprehet se autizmi është një trend në rritje.

‘’1 në 100 fëmijë vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit. Do të vijë një moment që autizmi është bërë, por do të bëhet më shumë problem i shëndetit publik’’,-u shpreh Kika.

Por sipas mjekut psikiatër të kesaj qendre, Rezart Mulla, mirërritja dhe mirëqënia e këtyre fëmijëve varet nga atmosfera familjare, trajtimi mjekësor dhe si dhe kujdesi që marrin në kopësht për të ndihmuar përmirësimin e jetës së tyre sociale.

‘’Këta fëmijë kanë të dëmtuar fushën sociale. Kopështi është i vetmi ambient që mund t'i nxjerrë nga bota e tyre dhe t’i fusë në botën shoqërore. Edhe familja ka një rol të rëndësishëm’’,-u shpreh Mulla. 

Qëndra kombëtare e mirërritjes, zhvillimit dhe rehabilitimit, ofron shërbim ambulator apo hospilator fëmijët. Pavarësisht ndërgjegjësimit në rritje, mjekët pohojnë që ka ende prindër që nuk pranojnë që fëmija i tij ka probleme në zhvillimin normal psikik dhe fizik apo social.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi