Fëmijët janë me nënën dhe me ata është e vërteta!

Fëmijët janë me nënën dhe me ata është e vërteta!

Fëmijët e Bedrijes po përpiqen më shumë se kushdo të tregojnë të vërtetën për nënën e tyre. Ata janë me të dhe nuk është një gjë që në Shqipëri ka ndodhur përherë. Ata po e mbrojnë më shumë se kushdo. Edhe nga ata që ende pa e mësuar të vërtetën sot po thonë: “Po po, iu vra nëna, tani po arrestojnë dhe babanë”, pra sikur një dyshim për vrasje, paska lehtësime dhe arsye që të lehtësojë ata që e bëjnë realisht ose shtyjnë të tjerë në vetëvrasje. Ka njërëz në shoqërinë tonë që iu bëjnë skonto vrasësve, i justifikojnë. Ka njerëz që vrasësit e grave dhe të vajzave, edhe në dritë të diellit, kanë dashur t’I shpëtojnë. Ka të tjerë që këto vrasës i kanë shpëtuar, duke mos hetuar, duke i deklaruar vrasjet si vetëvrasje, vetëvrasjet si “depresion” apo si “aksidente” shtëpiake.

Një celular që dridhet brenda shtëpisë në Sukth, një filmim i bërë ndërsa babai ngre dorë mbi nënën, flet shumë. Nuk është prova se Xhemal Loka ka vrarë gruan e tij apo e ka shtyrë në vetëflijim, por tregon dhunën që përjetonte familja, terrorin nga ku, me siguri kërkonte të largohej ajo nënë. Fotot në Tik-Tok me siguri e kanë lënduar një grua si Bedrija, por a mund të ishte kaq e dobët ajo nënë që ka lindur e ka rritur 4 fëmijë për të marrë vendimin e vetëvrasjes?

Në videon e bërë nga fëmijët e saj duket djali më i madh, është i ri, por i vendosur mes nënës dhe babait të tij, duket sikur të jetë një pemë njëqindvjeçare ulliri: i patundur, me rrënjë të thella e krahë të hapura për të mbrojtur nënën. Ai mban babain. Ruan nënën. Vjehrra e Bedrijes jashtë kangjellave të policisë është e shqetësuar për 40 mijë euro, ua thotë gazetarëve, e tregon si një ngjarje që paska ndodhur dhe se dikush i ka grabitur ato para’. Sa e trishtuar është të shohësh njerëz që nuk janë të lënduar për vdekjen e një gruaje.

Kushedi nëse nëna po sheh fëmijët e saj se si po e mbrojnë. Askush nuk e di se ç’ndodh në atë botën e përtejme të shpirtrave. Por e vërteta për një nënë, vlen më shumë se 100 të vërteta.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 11/01/2024 22:41

    Pyes veten,si ka mundesi qe nena e kater femijve nuk arriti te kuptoje se autori i agresionit virtual mbi te ishte pikerisht ai, i ashtuquajturi bashkeshort,,,,qe i ishte perbetuar kohe me pare se do e bente te vriste veten. Ajo qe perballonte cdo dite sfida te verteta per rritjen e femijve te saj te shtrenjte,si ka mundesi qe u nda nga ata,,,,per shkak te nje morali absurd,cenuar nga ujdisjet e bastardit te tipit burgaxhi xh.loka. Jam vete nene Alba dhe e ndjej shume thelle tragjedine e Bedrije Lokes.

    Përgjigju
  • Jon: 08/01/2024 23:12

    E vranë nënën, vranë dhe çunat, nëna në dhe, çunat sipër

    Përgjigju
  • D.L.: 08/01/2024 22:49

    Nqs kjo deshmi eshte e vertet dhe ne fakt une e besoj, babi im e shante e ofedonte me fjalët nga më të ndyrat... i thosh që ke dashnor, i thosh që ty të ka kap vëllai jot dhe se ti shkon nëpër hotele me atë (dajën)" ka dëshmuar i biri, shkruhet në dosjen e prokurorisë. Xhemal Loka eshte nje psikopat, kjo thenie e tij provon se ai eshte paranojak dhe nuk duhet falur aspak per ate qe ka bere. POr nje gje eshte e sigurt partneret vuajne shume nga partnere te tille. Akuza se ke shkuar me vellane tim e Xhemalit eshte pertej cdo mendje normalee.Me vjen keq per njerez qe kane partner te tille qe mund te jene edhe burra kur gruaja akuzon kot sepse ka fiksime, eshte paranojake burrin e saj sepse asaj i duket se burri shkon me motren e saj, me nen e saj me nen e tij. shkon me emotren time

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nesër zhvillohet takimi i 4 vjetor i Këshillit Koordinues të Diasporës

Nesër zhvillohet takimi i 4 vjetor i Këshillit Koordinues të Diasporës