TIRANE- Në Shqipëri, 64.2% e fëmijëve me aftësi të kufizuar nga mosha 6 deri në 15-vjeç nuk ndjekin arsimin e detyruar. Kjo jo vetëm për shkak të paragjykimeve që kanë prindërit apo mungesës së infrastrukrës në shkolla, por sepse mungojnë mësuesit mbështetës.
Sipas të dhënave rezulton se ka vetëm një mësues të dedikuar për këta fëmijë, ndërkohë që nevojat janë më të larta. Të ndodhur përballë kësaj situate, kryetari i sindikatës së Xhaferr Dobrushi ka pohuar se duhet të jetë Ministria e Arsimit ajo që duhet të plotësojë këto nevoja. Sipas të dhënave të Shërbimit Social Shtetëror numri i fëmijëve me aftësi të kufizuar, të verbër, para-tetraplegjikë, me aftësi të kufizuar fizike dhe mendore është 17785, por 64.2 për qind e tyre nuk marrin mësimin e detyruar” ka pohuar Dobrushi.
Sipas të dhënave rezulton se numri total i fëmijëve me aftësi të kufizuara të regjistruar ne kopshte dhe në arsimin e detyrueshëm publik është 3678, që përbën vetëm 0.63% të numrit total prej 576 383 të fëmijëve të regjistruar. Kurse, fëmijët me aftësi të kufizuara që frekuentojnë arsimin e detyrueshëm publik 9-vjeçar është 3167. Duke parë këtë situatë, shoqëria civile ka kërkuar përfshirjen e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara në proceset vendim-marrëse të bordeve të shkollave si dhe përshtatjen e infrastrukturës shkollore dhe pajisja me materialet didaktike nevojave të fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Shkrimi u publikua sot, 6 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com