Dhjetëra qytetarë u mblodhën këtë të enjte në Poliçan për të protestuar kundër planit për shkrirjen e bashkisë së tyre në kuadër të Reformës Territoriale 2.0.
“Fëmijët na i larguat, tani doni të na fshini nga harta”, shkruhej në një nga pankartat e mbajtura nga protestuesit, të cilët kërkojnë që Poliçani të mbetet bashki më vete.
Në shenjë proteste, kryetari i Partisë Socialiste në Poliçan, Erjon Zylyftari dha dorëheqjen dhe deklaroi se vendimi për prekjen e bashkisë përbën "një padrejtësi dhe një turp të madh".
Menjëherë pas kësaj disa qytetarë dogjën në shesh teserat e anëtarësisë së Partisë Socialiste.
Në përfundim të tubimit, banorët firmosën një peticion, përmes të cilit kërkojnë që Bashkia e Poliçanit të mos përfshihet në ndryshimet e propozuara nga Reforma Territoriale.
Sipas draftit për Reformën Territoriale 2.0, të dorëzuar në Kuvend nga Partia Socialiste, Bashkia e Poliçanit parashikohet të shkrihet dhe t’i bashkohet Bashkisë së Beratit.
Ky ndryshim është pjesë e planit për uljen e numrit të bashkive në Shqipëri nga 61 në 46.
Kundër këtij propozimi ka shprehur rezerva më herët edhe kryebashkiaku i Poliçanit, i cili është shprehur se shkrirja e bashkive të vogla do të sjellë shpopullimin e qyteteve.
Banorët këmbëngulin se Poliçani duhet të vijojë të funksionojë si bashki më vete dhe kundërshtojnë përfshirjen e tij në Bashkinë e Beratit.
Gjatë protestës në Poliçan kundër draftit të Reformës Territoriale, disa banorë të qytetit dogjën tesera të Partisë Socialiste, ndërsa kryetari i Partisë Socialiste në Poliçan, Erjon Zylyftari, dha dorëheqjen nga posti duke argumentuar se vendimi për prekjen e bashkisë përbën "një padrejtësi dhe një turp të madh".
Në përfundim të tubimit, banorët firmosën edhe një peticion, përmes të cilit kërkojnë që Bashkia e Poliçanit të mos përfshihet në ndryshimet e propozuara nga Reforma Territoriale.
Komente










MIRE QE E KUPTUAT..QE POPULLI SHQIPTAR NUK KA ASGJE TE PERBASHKET ME KOMUNIZMIN....ME KETO IDIOTSIRRA SI TESERAT E PARTIVE....PARTIA E JONE ESHTE SHQIPERIA...ATDHEU...VATANI....
PërgjigjuJa kokcepsat e Like burgaxhiut e paskan fituar 10 mije lekshin.
PërgjigjuKështu është kur nuk pyetet baza,turpi dhe përgjegjësia është i atyre që u morën me këtë çorbë.A ka interes PS të humbasi bastione....
PërgjigjuSi mund të bësh reformë teritorjale pa dakortsinë e bazës,turp për PS,turp për ata plera që u morën me këtë ndarje,mir opozita që nuk është dakort se dihet është opozitë me shpellarë por të mos pyeten dhe sqarohen banorët është skandal që PS do të humbasi shumicën.
Përgjigju