Fëmijët në Shqipëri të rrezikuar
nga sulmet online,ja si t'i mbroni

Fëmijët në Shqipëri të rrezikuar<br />nga sulmet online,ja si t'i mbroni
Prindër, asnjë program kompjuterik nuk ofron mbrojtje 100 % nga sulmet online që një adoleshent apo fëmijë mund të marrë, megjithatë një mbrojtje e mirë sigurohet. Kjo konfirmohet nga inxhinieri informatik Gabor Vasmatics.

“Në radhë të parë duhet të kenë parasysh që kureshtja është shumë e vështirë të kontrollohet, veçanërisht në ambientet e përbashkëta siç janë bar kafetë që ofrojnë wi-fi falas. Mjafton që fëmijët të kenë celularin, tabletin apo kompjuterin dhe ata janë jashtë kontrollit të prindërve dhe mësuesve. Duhet të shkarkohen programe qoftë në celular, qoftë në kompjuter, që mund të shkarkohen fals apo me pagesë. Ato me pagesë ofrojnë më shumë mbrojtje të fëmijës. Nëse instalohen përpara do ketë pak më shumë mbrojtje por mbrojtje 100% nuk ka, fatkeqësisht është e pamundur”, thotë ai.

Nga një studim i publikuar nga Agjencia për Mbrojtjen e Fëmijëve thuhet se 68 % e fëmijëve konfirmojnë ekzistencën e kompjuterave, ose ekraneve që shfaqin materiale pornografike në kundërshtim me dëshirën e tyre.
 
Ndaj lind nevoja që prindërit të kontrollojnë si dhe të sigurojnë mbrojtje për fëmijët e tyre edhe në distancë më fëmijën.
 
Për këtë mjafton që të instalojnë programe në kompjuterat dhe aparatet celularë që janë në përdorim nga fëmijët. Këto programe mund të sigurohen me pagesë ose falas, mund të instalohen nga vetë prindërit ose edhe nga inxhinierët informatikë.

“Edhe mund të instalohen vetë por nuk është keq edhe të kërkojnë ndihmën e një miku ose të një tekniku, sepse mund të ndihmojnë dhe nuk është se kërkon shumë kohë”, shtoi Gabor Vasmatics.
   
Sulmi kibernetik ndaj fëmijëve është një fenomen i rrezikshëm që ka kapur edhe adoleshentët dhe fëmijët në vendin tonë. Gjatë këtyre ditëve, prindërit janë njoftuar nëpërmjet njëri-tjetri se në Facebook ka profile që menaxhohen nga pedofilë, ndaj dhe thirrja për të treguar kujdes është e bujshme.
 
Psikologia Valentina Telhaj shprehet se prindërit duhet të komunikojnë me fëmijët, si mënyra më e mirë e mbrojtjes.

“Në këto raste është paksa si vonë sepse tashmë prindi duhet të kishte folur me fëmijën, duhet t’i ketë bërë një shpjegim, duhet t’i ketë folur, duhet t’i ketë krijuar lirshmërinë që fëmija të flasë hapur sepse shumë fëmijë mund ta kenë këtë problem dhe stepen. Fëmija nuk zgjedh të flasë me prindin, por me shokët ose në rastin më të mirë me ndonjë tjetër familjar. E mira është që këto të parandalohen, të diskutohen paraprakisht dhe pastaj të kërkohet një zgjidhje”, thotë ajo.
 
Një mënyrë tjetër mbrojtje janë edhe “filtrat e mbrojtës” për të cilat prindërit duhet t’ia kërkojnë kompanive që ofrojnë shërbimin e internetit.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv