Femrat më të fuqishme të botës janë gdhendur në "miniaturë", në disa buzëkuq.
Një artiste nga Hong Kongu, e quajtur May Sum, ka gdhendur bustet e Coco Chanel, Audrey Hepburn, Anna Wintour, Lady Gaga, Twiggy dhe shumë gra të tjera të famshme në botën e kinematografisë, të modës dhe të spektaklit.
Janë disa nga femrat më të pashme, imazhi i të cilave është gdhendur në një nga komponentët më sensual të trukut, që nuk mungon asnjëherë në çantën e një femre, siç është buzëkuqi.
May Sum, ka arritur të gdhendë në detaje tiparet dhe bukurinë e këtyre femrave, duke arritur të krijojë kështu disa miniskulptura në buzëkuqë të markave të ndryshme. Këto miniskulptura, janë përhapur në internet dhe po bëjnë shumë bujë si të veçanta dhe që shfaqin kuriozitet.
Redaksia Online
(Elvana Bilali /a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com