IZRAEL - Disa grumbuj zogjsh kanë krijuar re të errëta në qiellin e Izraelit. Një profesor i Qendrës Ndërkombëtare për Studimin e Zogjve Shtegtarë në Tel Aviv, tha se lëvizja e sinkronizuar ka për qëllim, që të ndihmojë zogjtë për të gjetur ushqim dhe të krijojnë një mekanizm mbrojtës kundër zogjve grabitqarë, të cilat zakonisht përpiqen për të ndjekur zogj të vetëm dhe rrallë herë sulmojnë grumbujt e mëdhenj.
Pas një mungese të gjatë rreth 20 vite, zogjtë shtegtarë janë kthyer në Izrael, një fenomen që ekspertët e gjejnë të vështirë për ta shpjeguar. Në bazë të vlerësimeve shkencore këto ditë janë shfaqur qindra e mijëra zogj të llojit gargull në Izrael, në krahasim me miliona në vitet e kaluara.
Vitin e kaluar numri i tyre filloi të jetë në rritje dhe janë parë për herë të parë mbi Detin e Galilesë. Ekspertët thonë, se për të shijuar pamjet aerobike duhet pritur muzgu i mbrëmjes, kur zogjtë për më shumë se 20 minuta të mahnisin me lëvizjet e tyre të sinkronizuara duke formuar një re të zezë që lëviz dhe rastësisht ndryshon formë dhe drejtim.
/Shqiptarja.com