Fenomeni ‘Big Brother’, sociologu Gëzim Tushi në “Rreze Dielli”: Një ‘vitrinë’ që tregon se ku po shkon shoqëria

Përmes një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, sociologu Gëzim Tushi, foli më tepër për fenomenin ‘Big Brother’. Duket se shoqëritë në të gjithë botën po tërhiqen gjithmonë e më shumë drejt këtyre reality show. Sociologu Tushi analizoi faktorët që ndikojnë në tërheqjen e shoqërisë drejt këtij fenomeni.

“Fakti që ‘ Big Brother’ ka një audiencë të jashtëzakonshme i shërben së pari nevojës për të qenë më tolerant sepse ka një debat shumë të gjallë. Vlera që ka ky spektakël është që ata që kanë hyrë atje janë të lirë të veprojnë, të komunikojnë. Ata sjellin ato modulet e tyre të jetës personale, mënyrat se si luftojnë për të arritur suksesin në këtë jetë, forcimin e ndjenjës së individualizmit. Ky spektakël nuk është se duhet të sjellë vlera të mëdha, domethënë nevojat e shoqërisë nuk mund të zgjidhen përmes lojës që organizohet aty. Janë interesat sociale për të njohur evolucionin dhe zhvillimin, është një vitrinë e madhe i cili na tregon hapat që po ndjekim bashkë me atë konfuzionin sepse të kemi parasysh që jo të gjitha vlerat që janë aty janë të dobishme, por ama qëndrimi në një mjedis ku thuhet ai nuk vlen, unë mendoj që nuk është i drejtë. Përkundrazi është një hap që na ndihmon të mendojmë për pozicionin aktual ku jemi, duke parë edhe vlerat që kemi” tha ai.

Ndër të tjera, ai u shpreh se nuk është kundra këtij lloj formati por këshilloi që produksionet gjithmonë duhet të jenë të drejtuara drejt dhëniës së mesazheve pozitive dhe vlerave të shoqërisë.

“Një nga shqetësimet e mija nuk është vetëm për hipokrizinë, gënjeshtrat apo disa fenomene komike që luhen aty të cilat nganjëherë marrin njëlloj agresiviteti, bullizmi, Por në fund të fundit, kjo është shoqëria, ky është njeriu mos të bëjmë kot filozofira boshe. Por vëllai i madh ka mundësi që të orientojë në mënyrë utilitare disa tema që kanë të bëjnë me dashurinë për jetën, për ndjenjën e humanizmit, për një lloj solidariteti. Nuk jam kundër këtyre gjërave, dhe pse duhen vënë në balancë me kohën moderne” tha ai.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 13/01/2023 18:24

    Të lumt Dr .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë