VLORE- Gjiri i Vlorës u përball të marten me një fenomen të pazakontë. Banorët përgjatë vijës bregdetare u shokuan kur uji I detit depërtoi në trotuare, banesa, biznese pranë portit të peshkimit në Radhimë.
Trageti u nis sot nga Vlora drejt Brindisit, me 12 ore vonese per shkak te detit te trazuar me dallge te larta.
Fenomeni nuk u shfaq vetëm në Vlorë, por dhe në Borsh, ku batica arriti deri tek hotelet përgjatë vijës bregdetare.
Këtë të mërkurë, situate është më e qetë, por peshkatarët tregojnë se uji ka prekur pajisjet dhe mjetet e punës.
“Na ka shkaktuar disa dëme në varka por janë të riparueshme”.
Sherif Durmishi, cili ka nje jete ne det flet per ndryshimet klimatike që ndikojnë në baticat detare.
“Unë kam 30 vite që punoj në peshkim dhe nuk kisha parë ndonjëherë baticë të tillë”, tha ai, duke shtuar se është fenomen që s’ka ndodhur më parë”.
Rritja e nivelit të detit ka qenë dukshëm më e madhe, duke arritur gati në 1 metër, ndersa baticat e zakonshme shkojne deri ne 40 cm.
Komente










