Fenomeni i zbaticës, deti në Vlorë tërhiqet mbi 100 metra! Ambientalisti Ribaj: Një ditë mund të kthehet deti të na mbysë! S'duhet të abuzohet me natyrën (VIDEO)

Ditën e sotme sipërfaqja ujore në plazhin e Vlorës është tkurrur. Deti është tërhequr mbi 100 metra si rezultat i fenomenit të zbaticës. Për ekspertin ambientalist Simo Ribaj, përmasat e kësaj zbatice krijojnë probleme dhe sjellin dëmtim deri në ngordhjen e gjallesave që kanë krijuar ekosistemin e tyre në këtë hapësirë.

Sipas Ribaj problemi qëndron edhe në faktin se ashtu si është tërhequr deti edhe në një tjetër periudhë mund ta shohim që vjen duke shkaktuar përmbytje. Ambientalisti thotë se për normalizimin e ekosistemit do të duhet kohë. Ambientalisti sugjeron që të mos dëmtohet natyra por të shtohen pemët, jo të shkatërrohen lulishtet për të ndërtuar pallate.

“Zbatica është fenomen natyror normal, por jo në këto përmasa. Shohim që po bëhen zbatica në përmasa ekstreme në vitet e fundit. Edhe vjet ishte një zbaticë e madhe. Këtë vit të bën të thuash se kanë ndodhur shumë ndryshime me klimën në planetin tonë. Kjo po faktohet dhe nga viti në vit bëhet më e dukshme. Një sipërfaqe e madhe e detit që tani është bërë rërë dhe imagjinoni sa miliona gjallesa ka aty të cilat do të ngordhin nga mungesa e ujit, lagështirës. Është dëmtuar habitati i tyre.

Ndryshimet e klimës janë të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor i 200 vjeçarit të fundit, nga ndërhyrjet e forta në natyrë. Është e rëndësishme për vendimmarrësit që të jenë sa më miqësor me mjedisin kur përgatisin projekte. Sic shohim që deti tërhiqet kaq fort, një ditë mund të vijë të na mbysë. Njerëzit s’duhet të abuzojnë me natyrën”, tha Ribaj.

Fenomente të tilla ndodhin pothuajse gjithmonë në periudha të caktuara të vitit në zonat bregdetare, por këtë vit ka qenë në përmasa shumë të mëdha. Herët e kaluara deti është tërhequr deri në 50 metra, ndërsa këtë herë, zbatica ka sjellë tërheqje të detit deri në 100 metra.

I njëjti fenomen është regjistruar edhe vitin e kaluar në Vlorë dhe Shëngjin, në datat 21 dhe 22 mars.

 

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja