TIRANE- Banorët e kryeqytetit u bënë dëshmitarë të një dukurie të rrallë që ndodhi gjatë orëve të para pas mesnatës së datës 28 korrik, kur rreth orës 01:00 – 02:00 qielli i natës u ndriçua përreth 1 orë në çdo sekondë të orës nga vetëtima që dukej sikur nuk do mbaronin, pas një stuhie me shi dhe erë të fortë që vazhduan deri rreth orës 03:00.
 
Siç duket edhe në pamjet e filmuara nga A1Report (në orën 01:00) qielli ndriçohet duke bërë që nata të dukej sikur ishte një orë mëngjesi. Fenomeni është parë dhe në qytete si Lezha, Fushë-Kruja dhe Laçi nga rruga nga kaluan retë para se të kalonin mbi kryeqytet ku rreth orës 04:00 koha do të hapej për ti lënë vendin diellit dhe lutjes së besimtarëve përgjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit.
 
Ende nuk ka shpjegime për rrufetë e çuditshme që mund të cilësohen si Mega rrufe që ndriçuan qiellin e kryeqytetit.

nata e mbremshme
 
Si ndodh fenomeni i mega rrufesë në botë?
Ndërsa fenomene të tilla kanë ndodhur dhe në qytete të botës, disa nga këto fenomene janë quajtur si mega rrufe që janë e kundërta e rrufeve që jemi mësuar të shikojmë. Këto rrufe ndodhin rrallë dhe sipas NASA janë Mega rrufe që ngrihen nga retë në drejtim të atmosferës, ose shkarkohen mes reve si një rrjetë gjarpëruese. Këto rrufe janë të padëmshme për banorët në tokë por nëse një aeroplan që fluturon mbi retë goditet nga kjo rrufe mund të sjelli dëmtime të pajisjeve deri në rrëzimin e aeroplanit për shkak të fiksjes së pajisjeve elektronike që ndodhen në bord. Por nuk mund ta themi 100% nëse ky fenomen shumë i rrallë ka ndodhur sot në Tiranë.

Këto mega rrufe ishin dhe një nga shkaqet që në vitin 2006 rrëzuan dhe anijen kozmike Kolumbia duke e shpërthyer në ajër kur anija po ulej, ironi e fatit ishte se kjo anije u nis nga NASA në hapësirë me misionin për të zbuluar më shumë për këto rrufe por gjithë materiali dhe informacionet që kjo anije mblodhi u shkrumbua plotësisht pas shpërthimit, duke bërë që një nga sekretet e natyrës për rrufetë të mos zbulohej. NASA ndërpreu misionin në nderim të ekuipazhit që humbi jetën nga shpërthimi.

fenomeni

Redaksia Online
(e.s/a.çakshiri/shqiptarja.com)