Fenomeni, nxënës të dehur
Mjekët: Gati 10 raste çdo ditë

Fenomeni, nxënës të dehur<br />Mjekët: Gati 10 raste çdo ditë
TIRANE- Siguria në shkolla dhe kontrolli i nxënësve kryesisht në arsimin parauniversitar vazhdon të mbetet një problematikë e pazgjidhur në institucionet arsimore në vend.

Edhe pse në shumë prej ambienteve private që ushtrojnë aktivitetin e tyre në afërsi të shkollave janë të ekspozuara tabelat “NDALOHET ALKOLI NËN 18 VJEÇ”, në shumë prej tyre nuk ka asnjë filtër kontrollues dhe askush prej pronarëve të këtyre bizneseve nuk i respekton këto tabela.

Problematika konfirmohet edhe nga mjekët e urgjencës së QSUT-së, të cilët konfirmojnë se presin deri në 10 raste në ditë me adoleshentë të cilët paraqiten në gjendje të dehur.

Sipas mjekëve të urgjencës, situata është bërë vërtet problematike pasi numri i rasteve të paraqitura në një ditë dhe mosha e re e pacientëve është treguese e mungesës së kontrollit. “Të rinjtë paraqiten me humbje ndjenjash, të vjella gjendje të stimuluara nga konsumimi i lëndëve alkoolike. Ne ofrojmë gjithmonë ndihmën e parë, por besojmë se kontrolli i autoriteteve dhe shkollave duhet të jetë më i lartë”, shprehet një prej mjekeve të QSUT-së. Vetë adoleshentët shprehen se askush nuk i ndalon të konsumojnë pije alkoolike në lokalet, madje edhe në ato pranë shkollave.

“Ne nuk na ndalon askush të konsumojmë gjithçka, madje edhe alkoolin edhe në lokalet që janë pranë shkollave. Ka pasur shumë raste që kemi qenë edhe në gjendje të dehur në shkollë”, shprehet për “Shqiptarja.com” Andrea, nxënës i gjimnazit “Ismail Qemali”. Sipas nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme edhe në rastet kur kanë abuzuar me pijen dhe u është dashur të paraqiten në urgjencën e QSUT-së, prindërit e tyre nuk janë informuar, pasi nuk ka një komunikim mes shkollave dhe prindërve të nxënësve.

Institucionet arsimore prej disa kohësh kanë vendosur punonjës të rendit për të ruajtur sigurinë në shkolla, por abuzimet që ndodhin përtej shkollave ende nuk kanë marrë vëmendjen e duhur të autoriteteve përgjegjëse. Kanë qënë të shumta rastet kur për shkak të gjendjes së dehur dhe konflikteve të rastit nxënës të gjimnazeve janë bërë pjesë e ngjarjeve kriminale apo edhe e sherreve banale mes tyre.

Shkrimi u publikua sot (13.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

Risia/ Autoambulancë lëvizëse për të tërhequr dhurues gjaku

Risia/ Autoambulancë lëvizëse për të tërhequr dhurues gjaku