MILANO – Sipas përllogaritjeve, që ka bërë një nga faqet më të shikuara në web Youporn në 6 vitet e shkuara janë arritur 93 miliardë vizita, duke arritur kështu një shifër rekord. Youporn është një prej faqeve në web, të cilat shfaqin filma me përmbajtje pornografike, të lejuara vetëm për të rritur mbi 18 vjeç.

Shikueshmëria e videove dhe faqeve të tjera online ka ndryshuar me hyrjen në web të kësaj faqeje, e cila i ka sjellë botës virtuale ndryshime rrënjësore në numrin e vizitorëve.

Që nga viti 2006 shikuesit kanë parë rreth 735 mijë video me një gjatësi mesatare prej 11 minutash. Sipas një përllogaritjeje, nëse të gjithë njerëzit do të kishin parë video në Youporn i bie, që çdo banor i planetit tonë të ketë parë 14 video secili. Kjo është një nga platformat më të vizituara online, kjo për shkak të përmbajtjeve të videos.

Komentet në web për këto lloj publikimesh online janë pozitive dhe kanë numër të lartë pëlqyeshmërie tek njerëzit, ku rreth 63 përqind e tyre janë pro shfaqjes së videove erotike në web, ndërsa pjesa tjetër është skeptik dhe indiferent.

Youporn gjatë punës – Në statistikat e nxjerra në lidhje me shikueshmërinë e kësaj faqe rezultoi, se nuk merr parasysh shumë vende të cilat paguajnë për të shkarkuar këto video. Më të preferuarat në web janë faqet XXX me përmbajtje pornografike të vajzave në webcam. Sa i përket hamendësimeve se faqet kanë vizita gjatë natës dhe në ambjentet e shtëpisë është e gabuar.

70 përqind e trafikut në Youporn krijohet nga orari 9 i paradites deri në 5 pasdite, por e diela është më e preferuara. Dhe një e treta e shikuesve janë femra në raport me meshkujt.

(ad.ti/shqiptarja.com)