Ferizaj, fiton Agim Aliu nga PDK

Ferizaj, fiton Agim Aliu nga PDK
KOSOVE-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare të raundit të dytë të garës për Kryetar të Komunës së Ferizajt.

Sipas KQZ-së, Agim Aliu nga PDK-ja, ka marrë 14.832 vota ose 57.59 përqind, derisa Adem Salihaj i LDK’së ka marrë 10.922 vota ose 42.41 përqind.

Kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka njoftoi se dalja në votime ka qenë 27.49 përqind

Qytetarët e Ferizajt kanë votuar sot në raundin e dytë për të zgjedhur kryetarin e komunës së tyre. Kanditatët për të cilët është votuar janë, kandidati i PDK-së, Agim Aliu dhe ai i LDK-së, Adem Salihaj.
Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje që kishte marr pjesë në raundin e parë, njoftoi të premten se nuk do të mbështesë asnjërin nga kandidatët për kryetar të komunës së Ferizajt.
Deri më tani nuk raportohet asnjë incident dhe pjesëmarrja deri në orën 11.00 ka qenë 2%.

Qendrat e votimit jane hapur dhe ka nisur procesi i votimi. Qytetarët e Ferizajt do të votojnë sot në raundin e dytë për të zgjedhur kryetarin e komunës së tyre.

Të hapura do të jenë 128 vendvotime, duke përfshirë edhe 4 vendvotime te levizshme dhe të drejtë vote kanë 95 mijë e 449 qytetarë. Policia rajonale e Ferizajt ka bërë përgatitjet që të jetë në secilën qendër të votimit, ndërsa monitoruesit e zgjedhjeve janë mobilizuar që ta mbikqyrin mbarëvajtjen e procesit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për të patur një proces zgjedhor normal.Policia rajonale e Ferizajt ka marrë masat për çdo qendër votimi, ndërsa monitoruesit e zgjedhjeve janë mobilizuar që ta përcjellin sa më mirë mbarëvajtjen e procesit.

Do të jenë të hapura 128 qendra votimi dhe do të votojnë rreth 95 mijë e 449 qytetarë. Rezultatet zyrtare nga KQZ, pritet të publikohen rreth orës 23:00

FERIZAJ, PJESËMARRJE E ULËT
Deri në orën 15:00, në raundin e dytë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme që po mbahen për kryetar të Ferizajt, kanë votuar 16 mijë e 561 qytetar, apo 17.35 për qind.


(b.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm