Fermerët e Maliqit sërish në protestë: Po falimentojmë, gruri e patatja shiten nën kosto, na ‘mbyti’ importi!

Fermerët e fushës së Maliqit protestuan sërish këtë të mërkurë pasi produktet e tyre bujqësore kanë mbetur stok. Më të pakët në numër, ata u mblodhën në kryqëzimin e Libonikut në afërsi të rrugës nacionale Korçë – Pogradec, aty ku javën e kaluar (22 korrik), 24 drejtues mjetesh u gjobitën me nga 100 mije lek (te reja) për bllokimin e aksit nacional. Kjo bëri që kësaj radhe të protestonin pa traktorë.

Çmimi tejet i ulët i tregtimit të grurit dhe patates është arsyeja kryesore e protestave të fermereve. Sipas tyre, grumbulluesit e marrin grurin me 17 deri në 22 lek për kg, ccka po i con ata drejt falimentit.

Fermerët e Maliqit u shprehën se ne datën 9 gusht do të zhvillojne një takim me Ministren e Bujqësisë, Anila Denaj ndërkohë që kërkojnë të kenë përfaqësim të gjerë të tyre.

KËRKESAT E FERMERËVE
- rritja e taksës doganore për produktet e importit
- ⁠vendosja e çmimit dysheme për produktet vendase
- ⁠rritja e subvencioneve për naftën dhe pesticidet
- ⁠heqja e gjobave të vendosura nga policia

R.D/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris