Fermerët e Rrogozhinës bllokojnë rrugën me autokombanja: Tregun e “mbyt” gruri serb, prodhimi vendas me 20 lek/kg. Të ndërhyjë Ministria e Bujqësisë!

Fermerët e Spillesë në bashkinë e Rrogozhinës pasditen e se martës protestuan ndaj Ministrisë së Bujqesisë. Ata ndërprenë punën dhe të gjitha mjetet bujqsore si autokombajna, zetorë, traktore e mjete transporti i parkuan në kryqëzimin e rrugëve rurale për të tërhequr vëmendjen e institucioneve. Fermerët shprehen se gruri i sapo korrur nuk terhiqet nga pikat e grumbullimit ose dhe në ato pak raste qe e kane shitur, çmimi është tejet i ulët, 20 deri 22 lekë për kilogram.

“Kam 180 hektare toke dhe sot jam I falimentuar për shkak të cmimit. Nuk e kam korrur ende, djali donte ti vinte flakut. Fabrikat e marrin sot me 20 lek, ndaj ne e duam Qeverinë si rregullator, sepse abuzojnë me mundin tonë”, thanë ata.

Fermerët që e kanë korrur grurin e kanë magazinuar ku të mundin, në oborret e shtëpive apo edhe nëpër parcela pasi me këtë çmim dalin me humbje. Te tjere thane se e kanë ndërprerë korrjen duke shkaktuar ne firo pasi gruri shkoqet dhe bie në tokë.

“Unë ende nuk e kam korrur sepse s'mund ta shes kaq lirë. Është katastrofë! Unë shoh në fabrika që futet gruri serb, ndërsa ne nuk na e marrin! E mora ministren (Anila Denaj) në telefon dhe më tha fute grurin në shtëpi, magazinoje. Po unë skam vend, ku ta mbaj?! Mos bëfshin pikën e hajrit ata që s’na ndihmojnë”, shprehen me tej.

Në këtë situatë fermerët kërkojnë që Ministria e Bujqësisë dhe institucionet e tjera të ushtrojnë kontrolle ndaj pikave të grumbullimin që fiksojnë çmimin e grurit.

“Unë jam me humbje 3500 euro këtë vit, se kam shpenzuar për të kultivuar grurin. Fabrikat marrin grurin serb, ta bllokojnë importin. Të rregullojnë ccmimin, të paktën ta shesim me 30 lek/kg se me 20 lek ne as shpenzimet nuk I nxjerrim. I bëjmë thirrje Ministrisë së Bujqësisë dhe Qeverisë të marrin masa, se ndryshe do bllokojmë autostradën. Të bëjnë kontrolle se ne na e kërkojnë grurin me 20 lek për kg, por buka shitet me 120 lek, të ndalet abuzimi”, thanë fermerët.

 

Në këtë zone kultivohen 600 hektarë dhe prodhimi i pritshëm eshte 2400 tonë grurë që aktualisht ka mbetur stok ne banesa apo ne ara ende i pakorrur.

R.D/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/06/2024 05:14

    Mos e hidhni dem grurin,beni Whiskey,Scotch!Kushton me shume se buka e mielli.

    Përgjigju
  • abc: 26/06/2024 18:18

    shtet leshi thuaj...vendosni taksa proteksioniste ne kufi...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare