Foto: Nexhbedin Shehu
Vdekja e Marisës në lumin Drin nuk është vetëm një tragjedi familjare. Ajo ka rikthyer shqetësim e vjetër per shkarkimet nga hidrocentrali i Spiljes në Dibër të Madhe.
Report Tv mëson se kompania energjetike në Maqedoninë e Veriut nuk ka një grafik të përcaktuar dhe publik për oraret e hapjes së portave. Burime të besueshme thanë se marrëdhënia mes dy vendeve për menaxhimin e ujërave të Drinit mbështetet ende në marrëveshjen e vitit 1956.
Sot, pas rreth 7 dekadash, Prefekti i Dibrës, Nexhbedin Shehu kërkon që marrëveshja të rishikohet.
“U kam dërguar shkresa zyrtare Ministrisë së Jashtme dhe Ministrisë së Brendshme që të rishikohet kjo marrëveshje me Maqedoninë e Veriut”, tha Shehu ne bisedë telefonike për Report TV.
Sipas tij, së shpejti do të iniciohet një takim në nivel zv.ministrash.
Sakaq, Prefekti pohon se hënën do të mbledhë Task-Forcën me drejtuesit e institucioneve lokale. Në tryezë do të diskutohen masat që do merren për të shmangur rreziqet dhe propozimet që Shqipëria mund t’i paraqesë palës maqedonase.
Lajmi kryesor:
Bulqizë/ Portat e HEC-it të Maqedonisë së Veriut u hapën kur po laheshin në Drin, uji merr xhaxhain me 2 nipat e 2 mbesat! Mbytet 7-vjeçarja! Prefektura: S’ka orare të caktuara për shkarkimet









