Fermerët që kanë marrë karburant pa taksa, duhet ta përdorin deri në 20 dhjetor 2021! Këshilli i Ministrave shtyn me 1 muaj afatin

Fermerët që kanë marrë karburant pa taksa, duhet ta përdorin deri në 20 dhjetor 2021! Këshilli i Ministrave shtyn me 1 muaj afatin

Të gjithë fermerët që kanë përfituar nga nafta pa taksa, gjatë fazës së parë të aplikimit  që nisi në muajin janar deri në mars, do të kenë mundësi që karburantin e përfituar ta përdorin deri në 20 dhjetor të këtij viti.

Në një udhëzim të Miratuar nga Këshilli i Ministrave  i cili tashmë është publikuar njoftohen të gjithë fermerët përfitues që afati për të përdorur sasinë e karburantit nuk ka përfunduar në 20 nëntor të këtij viti.

Për të përfituar nga skema e naftës aplikuan mbi 20 mijë fermerë, të cilët sipas kulturës që mbjellin marrin edhe sasinë e naftës e përcaktuar në vendimin e dhjetorit të vitit të kaluar për përcaktimin e kritereve për përfitimin nga skema.

Konkretisht fermerët e marrin një litër naftë me 80.4 lekë nga 160.8 lekë që ishte. Për ata fermerë që do të mbjellin bimë arash, sasia më e madhe e naftës prej 190 litrash ku 106 litra merret falas është për produkte si misër, fasule, luledielli, soje dhe sorgum, ndërsa për ata që merren me mbjelljen dhe kultivimin kryesisht të grurit, thekrës, patates apo panxharit është përcaktua 130 litra naftë për hektarë me çmim të reduktuar dhe për foragjeret është përcaktuar 90 litra për 1 hektarë.

Kategoria e dytë janë dru frutorët që është e ndarë me 4 sektorë ku prodhimi i mollëve merr sasinë më të madhe të naftës prej 190 litra për hektar.  Sa i takon kategorisë së tretë të perimeve më shumë naftë është përcaktuar për perimet e serës në sezonin e parë prej 170 litra për 1 hektarë.

Ndërkohë në vitin e ardhshëm nga kjo lehtësi do të përfitojnë edhe fermerët e kulturës së ullirit, që nuk përfituan këtë vit.

Të gjithë ata fermerë që abuzojnë me 20% të sasisë së naftës së përfituar do të përjashtohen nga skema për 3 vite. Ky lehtësim për fermerët i kushton buxhetit të shtetit për këtë vit 1 miliardë lekë, edhe pse synimi i qeverisë është fuqizimi i tyre dhe rritja e prodhimit.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet