‘Onkologjiku’/ Tjetër akuzë për mjekun Edmond Gashi, theu ‘arrestin e shtëpisë’ e shkoi te restorant ‘Ke Liqeni’! Në hetim edhe pronari lokalit, i fshehu kamerat policisë

TIRANË- Mjeku onkolog Edmond Gashi është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga agjentët e Komisariatit nr. 6 në Tiranë pasi ka thyer masën e sigurisë "arrest në shtëpi" të caktuar me vendim të Gjykatës së Tiranës për "shpërdorim detyre" pas skandalit me pacientët me kancer të Spitalit Onkologjik, që dërgoheshin në klinikën e tij private 'Megis'.

Hetimi në gjendje të lirë është bërë mbrëmjen e së enjtes rreth orës 21:00, ku i shoqëruar në komisariat ka qenë vetë mjeku, pas komunikimit me prokurorin e çështjes, Bledar Valikaj. Zakonisht, për thyerje të masës së sigurisë "arrest në shtëpi", prokuroria ka vepruar me rëndim të masës, por kësaj here me sa duket është treguar zemërgjerë me mjekun Gashi.

Policia e Tiranës mori informacion në rrugë operative se mjeku Gashi e kishte thyer masën "arrest në shtëpi" dhe kishte frekuentuar ambientet e lokalit 'Ke Liqeni' në fshatin Kus, pjesë e njësisë administrative të Kasharit. Burimet bëjnë me dije se fillimisht pas marrjes së informacionit, Gashi nuk është gjetur në lokal, por në banesë, megjithatë kamerat e sigurisë së lokalit, të cilat janë administruar nga blutë kanë konfirmuar se ai ka qenë në ambientet e lokalit.

Në hetim është vënë edhe pronari i lokalit 'Ke Liqeni', 22-vjeçari Egi Sorra pasi fshehu DVR-në me pamjet filmike nga lokali ku ka qëndruar mjeku Edmond Gashi.

Të njëjtat burime thonë se ditën që Gashi kishte masën e sigurisë, nga Gjykata e Tiranës nuk ka pasur në drejtim të policisë asnjë shkresë për shoqërimin e tij nga banesa për në sallën e gjyqit. Gashi, menjëherë pas mbarimit të seancës, duke përfituar nga hapja e derës nga një punonjëse, e cila përdoret nga gjyqtarë e prokurorë për të dal nga gjykata, ka dal jashtë me vrap i pashoqëruar nga askush.

Skandali në spitalin e Onkologjikut u zbulua nga Prokuroria e Tiranës pas denoncimit të një familjari. Gjykata e Tiranës rikonfirmoi dje (27 qershor) masat ndaj 7 të akuzuarve në dosjen Onkologjiku, me dyshimin se nuk i shërbenin në shtet pacientëve për t’i operuar në klinikën private të mjekut Edmond Gashi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:27
Fshehu kamerat e sigurisë për të mbrojtur mjekun Edmond Gashi, në hetim pronari i lokalit ‘Ke Liqeni’

1719562902_egisorra.jpg

Egi Sorra, pronari i restorantit "ke Liqeni" te Liqeni i Kasharit, është vënë në hetim se fshiu pamjet nga kamerat e sigurisë, gjatë kohës kur ka qenë mjeku Edmond Gashi.

Policia e Tiranës mori informacion se mjeku Gashi kishte thyer masën "arrest në shtëpi" dhe kishte frekuentuar ambientet e lokalit 'Ke Liqeni' në fshatin Kus, pjesë e njësisë administrative të Kasharit. Burimet bëjnë me dije se Gashi  s'është gjetur në lokal, por në banesë, megjithatë kamerat e sigurisë së lokalit, kanë konfirmuar se ai ka qenë në ambientet e lokali.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për Edmond Gashi, 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit", dhe për shtetasin E. S., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës". Shtetasi E. G. ka thyer shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", duke dalë jashtë banesës, ndërsa shtetasi E. S. ka fshehur DVR-në me pamjet filmike nga lokali ku ka qëndruar Edmond Gashi.’- njofton policia.

 

    M.Q./E.H/Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • niku: 28/06/2024 22:49

      raporti i klsh thote qe nuk ka investime, ska aparatura. Konkologjia ne qsut katastrofe ka qene gjithmone. Kishe frike te hyje. Ca bone rilindasit nje vrime ne uje

      Përgjigju
    • Sara: 28/06/2024 13:14

      Perse nuk arrestohet e burgoset ky kriminel? Tek cili qeveritar i ka rrenjet? Duhet me merret SPAK me spitalet pasi jan me kriminel se grupet kriminale kto mjek

      Përgjigju
    • gjergji: 28/06/2024 11:10

      E gjora Shqiperi.Eshte e nevojshme dhe e domosdoshme "vetingu" i tropojaneve te ardhur ne Tirane qe "sherbejne" ne administraten shteterore,organeve te drejtesis apo policis se shtetit.Manipulator,mashtrues,arrogant e te pa edukate ne kulm natyrisht te dale nga shkolla politike Berishiane qe i sherbejne atij e bejne gjithecka te mundeshme per distabilitetin e shtetit shqiptar.Kan te drejt shkodranet qe i quanin tropojanet "karaduz".Smire i kan njohur.

      Përgjigju
    • Dakord: 28/06/2024 08:08

      Për derisa del nga deriçka me vrap, të paktën do të thotë se ka turp të dalë në publik dhe ky është i vetmi lajm i mirë në këtë histori. I paska mbetur pak cipë këtij doktorit.

      Përgjigju
      • Popo: 28/06/2024 11:10

        Cip ai jo vetem qe ska fare po as njerzillek. Ai vrap prej derrkuci do te thot frike.

    • Sondazhi i ditës:
      27 Nëntor, 11:43

      Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



    ×

    Lajmi i fundit

    Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

    Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë