Fermerëve të Korçës u dëmtohen patatet, specialisti: Ja kush është shkaku

Ky vit nuk ka rezultuar aspak i suksesshëm për kultivuesit e patates ne fshatrat e fushës së Korçës. Këtë sezon fermerët kane pësuar humbje të mëdha sepse kjo kulture bujqësore rezulton e dëmtuar rëndë në sasi të konsiderueshme.

Ata shprehen se dëmi vjen si rezultat i prekjes së bimëve nga flutura apo lloje të tjera krimbash. Duke marrë në konsideratë trajtimin nga ana e fermerëve, cilësinë e patates, rrjedhimisht dhe çmimin e ulët të shitjes në treg, fermerët thonë së humbja është nivele të larta.

"I ka rënë flutur siç thonë të gjithë. Është hera e parë që bie kjo gjë, ka parcela që janë dëmtuar të tëra, nuk merr dot asnjë kokë, nuk nxjerr dot shpenzimet po ti hysh llogarisë. Por tani ne e mbollëm edhe duhet ta shesim, e pe ti tregtarin si tha, duam vetëm kokrrën e mirë. Fluturua I ha të tëra ja…."

Gazetarja: I ka dëmtuar shumë?

Fermerja: shumë….

Gazetarja: Mund të konsumohet kjo patatet?

Fermerja: Jo! Në asnjë mënyrë, ca të konsumohet… shiko. Është dëm I paparë.

Gazetarja: Do ta nxirrni në treg këtë patatate?

Fermerja: se nuk e di, me 100 -200 lekë

Duke mbjellë farën e duke hedhur ilaçin për krimbim, ky është insekt I ri sivjet, I shfaqur vetëm sivjet në gjithë rrethin e Krocës. Ose nga vera ose nga fara ka ardhur nga jashtë

Anesti Stajo specialist i mbrojtjes se bimëve bën me dije se rezultojnë rreth 400 hektarë patate të dëmtuara ne fshatrat e fushës së Korçës. Specialisti sqaron se dëmtimi mund të ketë ardhur edhe nga vera e nxehte ,e cila pasoi me vjelje te vonuar nga ana e fermerëve.

"Është një dëmtues që ka 5-6 brezni dhe hap galeri në kulturën e patates e cila më pas shkakton edhe kalbëzimin e kulturës, mos shitjen në treg dhe uljen e cilësisë. Mendojmë se shkaku mund të ketë ardhur me farën e patates por edhe me biologjinë e këtij dëmtuesi i cili duhet të ishin marrë masat për trajtimet kimike dhe duhet të eliminohet pa i future në tokë. Një tjetër moment është edhe vjelja tepër e vonuar e patates." ka thënë Anesti Stajo.  

Ndërkohë Stajo këshillon fermerët edhe për dezinfektimin e kavaletave të patateve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Braktisen punimet prej 12.5 milionë eurosh për rrugën e Lurës', Elda Hoti: Fondet po vidhen nga investitorët strategjikë

'Braktisen punimet prej 12.5 milionë eurosh për rrugën e Lurës', Elda Hoti: Fondet po vidhen nga investitorët strategjikë