Festa e birrës në qytetin e Kavajës mblodhi me mijëra qytetarë pasditen e sotme në stadiumin “Besa” brenda qytetit. Të rinjtë që shijonin tingujt e muzikës shqiptare dhe këngëtarit Vedat Ademi, ardhur enkas për këtë festë që shënon edhe fillimin e një sezoni të ri turistik.
Por ndërkaq, mes mijëra njerëzve, nën organizimin e bashkisë së Kavajës dhe nën kujdesin e veçantë të kandidatit për deputet Parid Cara, aty nuk kishte vetëm të rinj. Intelektualë, mësues, nxënës, gjimnazistë e studentë të ardhur enkas nga Tirana për festën e qytetit, shtrënguan duart me kandidatin Parid Cara e kryetarin e bashkisë Elvis Rroshi.

“Eshtë një praktikë e përvitshme, por këto vitet e fundit, jemi përpjekur që ti japim më shumë jetë nëpërmjet grupeve të ndryshme muzikore, dhe falë organizimit dhe përkujdesjes së kandidatit tonë për deputet, duket se festa e këtij viti ka marrë përmasa më të mëdha” thotë kreu i Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi.
Ndërkohë 36 vjeçari biznesmen, Parid Cara, i cili la biznesin dhe Italinë për tiu bashkuar skuadrës së “Rilindjes” së Partisë Socialiste për këtë fushatë, duket më i angazhuar. Njerëzit kërkojnë ta takojnë, t’i shtrëngojnë dorën, t’i flasin dhe ti kërkojnë një angazhim konkret për qytetin e tyre.
“Duam të të dëgjohet zëri në Kuvend. Duam që për Kavajën të ketë më shumë njerëz në punë, më shumë financime dhe investime. Mos ta lëmë si një qytet të dorës së dytë. Kavaja është djepi i demokracisë. Unë kam qenë në protestën e parë demokratike që u bë në këtë qytet. Dhe e shoh që në 22 vjet, nuk ka pasur asnjë ndryshim. Shpresoj shumë se duke bashkuar energjitë, Paridi në Kuvend dhe Elvisi në krye të punëve të bashkisë, do të ketë një ndryshim më pozitiv” shprehet për shqiptarja.com një burrë tek të 50-at, për të cilin ndoshta mund të mendosh se nuk ndjek dot një grup rroku që këndon në stadiumin e qytetit, por që me një gotë birrë në dorë, është duke shijuar festën e hapjes së sezonit turistik dhe festën e birrës.
Paridi është i qetë, por edhe i qeshur. Shtrëngimet e duarve të njerëzve, dhe mbështetja që i japin e bëjnë atë të kthehet në qendër të vëmendjes. “Unë uroj dhe shpresoj shumë që vlerat e një programi më social, më rinor, por edhe më progresiv, të na cojnë në rrugën e sigurt drejt fitores. Shikoni sot gjithë këta njerëz. Kërkojnë ndryshimin, dhe kanë shpresë të madhe se kjo do të ndodhë. Jam i bindur se do të ndodhë shumë shpejt, sepse falë energjisë së të rinjve që shoh në këtë stadium, mbështetjes së madhe të qytetarëve, jam më i sigurt për një zë më të fuqishëm në parlament. Më shumë shkolla, më shumë programe sociale, më shumë vende pune të hapura, më shumë aktivitete me frymë rinore, për të bashkuar energjitë e të gjithëve për qytetin e Kavajës, do të na bëjnë të sigurt në fitoren e 23 qershorit” thotë Parid Cara për shqiptarja.com.
Festa zgjat deri në mesnatë, dhe organizatorët kanë planifikuar gjithçka. Por ndërkohë Paridi, në mes të saj, së bashku me kryetarin e bashkisë, ngjiten në skenë për të përshëndetur edhe qytetarët e Kavajës që i janë bashkëngjitur këtij aktiviteti.
“Ne besojmë se kjo festë e përvitshme, e kthyer në traditë, do të ndiqet edhe nga festa të tjera. Shumë programe rinore, më shumë hapësira për të rinjtë, dhe mundësi më të mira shkollimi. Gjithçka do të ndodhë pas 23 qershorit, pasi të kemi hapur dritën jeshile për të ndryshuar jo vetëm të ardhmen e qytetit tonë, por të ardhmen e gjithë Shqipërisë” tha Parid Cara.

Fushata elektorale ende nuk është hapur. Por të rinjtë e FRESSH Kavajë tashmë i kanë përgatitur bluzat me emrin e Parid Carës. Po ashtu, një grup të rinjsh të qytetit, kanë përgatitur dhe një këngë të posaçme e të dedikuar për të. Edhe pse nëpër rrugë nuk sheh postera e flamuj fushate, duket se gjithçka është bërë gati për ndryshimin e 23 qershorit.
(An.Ba/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com