Edhe në edicionin e 11 të Festës së Birrës në Korçë nuk ka munguar birra më e preferuar për të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm, Birra Tirana.
 
Gjatë 5 ditëve të festës në Korçë vizitor nga vende të ndryshme kanë pasur mundësin të shijojnë Birrën Tirana e cila është në treg që prej viti 1960.
 
Vizitorët në festën e birrës që u mbajt në Korçë shprehen se Birra Tirana është një produkt i cili konsumohet jo vetëm gjatë festave, por edhe në ditë të zakonshme.
 
"Është një nga birrat më të mira në Shqipëri për mendimin tim, kam pirë dhe birra të tjera por më pëlqen më shumë.

Është pija më e preferuar që mund të jetë, i kam provuar të gjitha pijet dhe them që është shumë e mirë dhë ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve ta provojnë se do t ju lërë shije perfekte.

Është një nga birrat më të mira shqiptare, birra Tirona, kemi ardhur enkas nga Greqia për të pirë birrën Tirana. Gëzuar të gjithve, gëzuar festën e birrës" shprehen ata.

Cilësia me parametra ndërkombëtar dhe çmimi i konkurueshëm e bën atë të jetë prezente në çdo tryezë shqiptare.
 
Birra Tirana si produkt vjen në disa lloje ambalazhimi, si në shishe qelqi, bidona 2 litra, kanaçe dhe kriko.
 
Ajo prej kohësh është një nga produktet e para shqiptare e cila eksportohet në Kosovë, Greqi, Itali, Gjermani dhe në Amerikë.


dy.b/shqiptarja.com