Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe njëherësh Drejtuesi politik i qarkut Fier Taulant Balla ishte sot në “Festën e Grurit” në Pojan të Fierit, një traditë kjo tashmë e përvitshme për zonën e Myzeqesë.
Balla ka shprehur mirënjohje ndaj gjithë prodhuesve të grurit për punën e palodhur që ata bëjnë si dhe u ka bërë thirrje grumbulluesve që të blejnë prodhimin e grurit vendas, e cila është e një cilësie shumë të mirë.
“Dua të uroj të gjithë prodhuesit e grurit, në Myzeqe dhe në të gjithë Shqipërinë që ta gëzojmë bukën e re si dhe i shpreh mirënjohjen për të gjithë punën që bëjnë, për të siguruar sa më shumë prodhim. E vërteta është se ne sigurojmë përmes prodhimit vendas diku tek 10%-15% të nevojës tonë për grurë dhe pjesa tjetër vjen nga importi. Gjithashtu të gjithë e dimë që me këtë sistem që kemi zgjedhur shteti nuk e përcakton dot çmimin, megjiithatë i bashkohem thirrjes së bujqve ndaj grumbulluesve ose pikave të grumbullimit në Shqipëri që të blejnë prodhimin tonë të grurit e cila është e një cilësie shumë të lartë”.
Balla gjithashtu ka theksuar se “Festa e Grurit” i shërben promovimit të produkteve vendase dhe nënvizon që është shumë e rëndësishme që të konsumojmë sa më shumë produktet shqiptare.
/GEORGE/,ke ngateruar adrese. /Piktorin/ e kemi ne fakt min.te transportit e komunales,sepse vetem rruge,ura,lulishte, sheshe,parqe,aeroporte nderton e inaguron.Harroje ind.e lehte e ushqimore!
PërgjigjuNese Balla i gjen momentin Piktorit te Madh le t'i trensmetoje keshillen time qe Ministrine e Rinise ta kthje ne Ministri te Industrise Ushqimore, keshtu te perpunohen prodhime blegtorale e bujqesore.
Përgjigju