Festa e ‘JO-së’ greke, Klosi në Repolitix: Aktivitete të tilla duhet të zhvillohen sipas protokolleve të shtetit shqiptar! Prapavija e tyre është marrja e Jugut, ëndrra 100-vjeçare e Greqisë

Për ish kreun e SHISH, Fatos Klosi festa e ‘JO-së’ greke duhet të zhvillohet në tokën tonë sipas protokolleve të shtetit shqiptarë dhe jo atyre greke siç është zhvilluar sot dhe për vite me radhë në të kaluarën. Në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Klosi tha se kjo festë lejohet për shkak të fqinjësisë së mirë e të gjithë historisë që kanë lidhur dy vendet, ku vendi ynë ka qenë servil në shumicën e rasteve ndaj Greqisë, por që sipas atij Ministria e Jashtme duhet të shqetësohet për festa të tilla, pasi pas këtyre festave kanë si parapavijë marrjen e territorit të jugut të Shqipërisë.

Klosi tha se ky ka qenë ëndrra e Greqisë që kur u formua si shtet dhe se pavarësisht se gjërat kanë ndryshuar, grekët i kanë thënë të qarta synimet e tyre për jugun këtu e 100 vite para. Lidhur me deklaratën e  zv.ministrit të Jashtëm grek, Andreas Kasanjotis në Manastirin e Këlcyrës “ jam në tokën e lyer me gjakun e paraardhësve tanë, njerëzve që dhanë jetën 81 vjet më parë për të mbrojtur atdheun”, për Klosin është e rëndë, pasi Shqipëria e quan Greqinë aleatin e saj dhe janë sëbashku në NATO.

Duhet të shqetësohet opinioni publik dhe ministria e jashtme për festën ‘JO’ greke?

“Them se po. E para ajo luftë që është bërë, dhe ata të vrarë që janë këtu është lufta italo-greke midis dy vendeve që nuk kishin të bënin me Shqipërinë. Trajtimi i tij si gjak i derdhur për të  mbrojtur e atdheut është i rëndë. Toka për të cilën po fliste, se ai tha ‘jam i lumtur që jam në këtë tokë, ku është derdhur gjaku për mbrojtjen e atdheut’. Ata nuk kanë mbrojtur atdheun e tyre dhe në Tepelenë kanë ardhur me shpresën se do e pushtonin atë. Kjo është një politikë e vjetër e Greqisë, që kur është krijuar shteti greke. Kjo është e rëndë për ne meqë e quajmë sot aleat, jemi së bashku në NATO dhe pretendojmë të jemi sëbashku në BE. Ka qenë gjithmonë kështu që shteti jonë ka qenë gjysmë servil ndaj grekëve për kushte të ndryshme, por kjo është e rëndë. Duhet të ketë një protokoll të përbashkët ku në ceremonitë të bëhen sipas rregullave të shtetit shqiptar që ata bëjnë për shkak të fqinjësisë së mirë. Ka ardhur koha që të vendoset një protokoll, nuk ka të bëjë fare me mbrojtjen e tokës greke. Grekët i kanë thënë të qarta synimet e tyre për jugun e Shqipërisë, ishte lufta çlirimtare që u bë në Shqipëri që na dha çlirimin, ndërkohë që grekët kanë ende ligjin e luftës. Vetëm se këto festime kanë këtë prapavijë  ne duhet të tregohemi më të arsyeshëm”, tha Klosi.

Ditën e sotme në Këlcyrë u mbajt festa e JO-së greke, që përkujton fundin e luftës italo-greke 81 vite më parë. Të pranishëm në ceremoni ishte edhe  zv ministri i Jashtëm grek Andreas Kasanjotis i cili u shpreh "Emocionet që më kanë pushtuar janë ato të lumturisë sepse jam këtu pranë jush për herë të parë jam në tokën e lyer me gjakun e paraardhësve tanë, njerëzve që dhanë jetën 81 vjet më parë për të mbrojtur atdheun".

Mes shumë figurave që ishin të pranishëm në meshë ishte edhe vetë Piro Dhima, që shfaqet pranë nënës së ekstremistit Kacifas. Më 1 tetor Piro Dhima humbi nënën e cila jetonte e vetme dhe u gjet e vdekur nga fqinjët në banesë, tre ditë pasi kishte ndërruar jetë.

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 29/10/2021 06:38

    Kam idene qe do ishim me mire nen grekun apo nen cilindo shtet tjeter te ballkanit sesa te vazhdojme te jemi nen veten tone. Nuk arrij te gjej nje shtet tjeter ne ballkan qe eshte me keq se ne ekonomikisht.

    Përgjigju
  • Iris: 29/10/2021 02:45

    /KOLA/,eshte e vertete qe lufta per pavaresi e Greqise u drejtua nga heronj si Marko Bocari,Bubulina,Kollokotroni,etj,por nuk degjon ndonje shqiptar te kete pretendime territoriale pertej tokave tona te dhena padrejtesisht Greqise nga pale te treta.Greqia i ka keto pretendime pertej tokave te saj ,i mban gjalle vazhdimisht dhe kur filloi lufta italo-greke,i ndoqi italianet thelle ne token shqiptare nen keto pretendime.Te nderosh //JO-ne// greke nuk ka asgje te keqe,ishte nje //JO// kunder fashizmit dhe synimeve te tija.Problemi qendron te deklarata e z.Kasanjotis qe thote:<<...jam ne token e lyer me gjakun e paraardhesve tane,njerezve qe dhane jeten 81 vjet me pare per te mbrojtur atdheun.>> Cilin atdhe, Kelcyren,Gjirokastren?! Atdheu i tij eshte km e km tutje,mbaron ne Kakavije,apo te Tre Urat dhe nuk ka asnje cm,brenda kufirit grek te quajtur Kelcyre,apo Gjirokaster.

    Përgjigju
  • Kola: 29/10/2021 01:39

    Po pse cte keqe ka te nderojne diten e "jo" greke ne Shqiperi? Madje edhe ne shqiptaret! Kur themi e mburremi qe Greqine moderne e beri lufta e 99 heronjve Arvanitas, pra Arberesh (ne shqip Shqiperie) apo qe Greqia eshte me teper shqiptare sesa vete greke, na pelqen. Ti respektojme dite te tilla nuk deshmon nationalitet injorant te idioteve si puna ketij Klosit. Por qytetari dhe kulture. Injorante. Edhe me 2021 akoma me greku, shqiptari. Nje mut jemi te dy, nje rrace, nje kulture, sjellje, gjuhe. Me te vetmin ndryshim, qe greket dine si te luftojne per te drejtat e tyre dhe te zene prej veshi qeverite. Ne ende jemi ne fazen qe na kane hipur e kaleron prej veshi nje farse mutresh me emrat Zog, Sali, Enver, Ilir, Rame apo Fatos, qofte Nane apo Klos!!!!

    Përgjigju
    • Teuta: 29/10/2021 03:44

      Te njejten gjuhe? Ndoshta ti flet te njejten gjuhe po jo Shqiptaret. Si do ndiheshe ti te te vinte komshiu ne shtepi tende e te thoshte “sa mire po ndihem ne shtepine time”? Sigurishte qe ne nuk dime si te luftojme per te drejtat tona- kur vendi eshte mbushur me njerez si ti qe nuk dine kuptimin e fjales ATDHE!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit