TIRANË, 14 Shtator/ATSH/.- Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ftoi sot qytetarët të bëhen pjesë e festës së Pezës, më 16 shtator, në kuadër të 70 vjetorit të çlirimit të vendit.
Në një postim në rrjetin social Facebook, ministri Veliaj shkruan "Peza n'fest: Bëj gati çantën - ke dhe 2 ditë kohë.Përkujtojmë dhe festojmë së bashku. Ne, jemi krenarë për historinë tonë. Festa fillon nga mëngjesi i të martës me aktivitete dhe muzikë të mirë deri në mëngjesin tjetër. Autobusa çdo një orë gjatë gjithë ditë-natës".
Ministri Veliaj bën të ditur gjithashtu axhendën e aktiviteteve që do të organizohen në Pezë, ku në orën 12:00 do të zhvillohen homazhe në varrezat e dëshmorëve, në 17:00  do të çelet një ekspozitë  në orën 18.00, do të mbahet një konferencë me  diskutime me të rinjtë, "Ngjarje, ide, lëvizje". Ndërkohë,  orën 20:00  do të organizohet  një koncert festiv.
/k.s/f.n/