Manastiri i Shën Mërisë në ishullin e Zvërnecit në Vlorë dhe Kisha e Shën Mërisë në Rrupaj të Lushnjes ka mirëpritur me qindra besimtarë Ortodoksë për të festuar së bashku ditën e fjetjes se Shën Mërisë. Duke ndjekur traditën, besimtarët kanë qëndruar gjatë gjithë natës në ambientet përreth objekteve të kultit duke ndezur zjarre. Ndërsa festa e ritualet fetare kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme.
"Festa e Shën Mërisë është një ditë përkujtimore, e lavdishme dhe shpresë dhënëse"
"Është një ditë e madhe që ngjall shpresën"
"Kemi ardhur nga Greqia. Njerëzit i shohë të gjithë të lumtur", thanë disa besimtarë.
Në Vlorë, Festës i është bashkuar dhe kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli. Kryebashkiaku Leli u shpreh se investimi në infrastrukturën e urës ka ndikuar edhe për pjesëmarrje të gjerë të besimtareve.
"Këtu në ishull, njerëzit kanë hasur vështirësi për të ardhur këtu. Por, falë investimit, vizitorët janë gjithmonë e më të shumtë", u shpreh Leli.
Hirësia e tij Tin Ignati, mitropoloti i Beratit, Vlorës, Kaninës dhe gjithë Myzeqesë, uron të gjithë besimtarët dhe shqiptarët në këtë ditë të veçantë.
"Anë e mbarë kanë kishën e Shën Marisë. Anë e mbarë botës është ortodoksia. Ne e festojmë festën dhe I drejtojmë lutjet. Zoti ju bekoftë", tha prifti i kishës, At Jani Tereziu.
Këto objekte kulti janë ndër destinacionet më të preferuara nga turistët vendas dhe të huaj.
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
45%
-
Gafë
50.9%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 2878
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ Drejt përfundimit punimet për parkimin e ri të Manastirit të Zvërnecit, 120 vende për mjete dhe autobusë! Rama: Do lehtësojë qarkullimin, i domosdoshëm (VIDEO)
9 Nëntor 2024, 15:34
-
‘Washington Post’: Dhëndri i Donald Trump kërkon të kthejë zonën e egër të Zvërnecit në një resort luksoz
17 Gusht 2024, 19:22
-
Pse duhet të ndezim qirinj më 15 Gusht? Prifti dhe besimtarët tregojnë ritet e veçanta të 'Pashkës së Verës'
15 Gusht 2024, 15:59
-
Besnikët e plazhit në Zvërnec, italianë e kosovarë! Surprizë polakët
19 Korrik 2024, 15:00
-
Bllokohen dy gomone me motorë në Palasë e Zvërnec, 100 mijë lekë të reja gjobë drejtuesve, shkelën perimetrin e sigurisë
17 Qershor 2024, 11:11
-
Vlorë/ Aksident i rëndë në Zvërnec, përplasen dy makina, 3 gjimnazistë në spital
30 Maj 2024, 12:31
-
Vdes në Zvërnec një turiste gjermane
7 Maj 2024, 16:54
-
Projekti turistik në bregdetin shqiptar, reagon dhëndri i Trump: I emocionuar
16 Mars 2024, 17:11
-
Bloomberg: Dhëndri i Trump plan për të zhvilluar resorte turstike në ishullin e Sazanit, Zvërnec e Beograd! Investimi 1 miliardë dollarë (Foto)
15 Mars 2024, 16:41
-
Vlorë/ Zjarri përfshiu pyllin e Sodës mëngjesin e sotëm, pas disa orësh zjarrfikësit marrin nën kontroll situatën
18 Janar 2024, 21:59
-
Zvërneci plot edhe në fundtetor, turistët e huaj vizitojnë Manastirin: Duhet të ketë ciceron, të informohemi
28 Tetor 2023, 16:05
-
VIDEOLAJM/ Zjarr në Zvërnec, digjen pemë e shkurre! Zjarrfikësit ndërhyjnë për të shuar flakët
16 Gusht 2023, 18:48