Me një atmosferë festive, me këngë dhe valle është çelur për të gjashtin vit radhazi panairi “Festa e Ullirit”, pranë kishës 700 vjeçare të Shën Kollit, në Roskovec. Një kulturë bujqësore e kultivuar prej vitesh nga banorët e fshatrave Kurjan dhe Vlosh të Roskovecit, Festa tërhoqi vëmendjen e shumë vizitorëve vendas.
Fermerët e Roskovecit janë ndër prodhuesit kryesor të vajit të ullirit në vend, por problem për ta mbetet mungesa e tregut të shitjes dhe çmimi i ulët me të cilin kërkohet.
“Të gjitha gjërat janë në rregull, por vaji i ullirit ka mbetur stoqe nëpër familje. Bëhet ‘Festa e ullirit’, por, po nuk u shit prodhimi kemi shumë vështirësi”, thotë një fermer.
“Kemi ullinj edhe vaj me bollëk, por, nuk kemi transport për ta tërhequr. Kemi dhe vajin e vjetshëm dhe nuk kemi ku ta çojmë, por nuk ka treg. Detyrohemi ta japim të paktën 8000 –9000 lekë të vjetra bodilen”, thotë një fermere.
“Ne e kemi problematikën vetëm për të shitur vajin, se nuk ka shumë treg. Familja më e pasur mund të ketë mbi 10 kuintal vaj në shpi”, shprehet një tjetër.
Domosdoshmeria e një pike grumbullimi është pohuar dhe nga vetë kryetarja e bashkisë Majlinda Bufi , e cila është shprehur se po ndërmerret dhe një nismë për ndërtimin e një pike grumbullimi.
“Këtë vit prodhimi është me shumicë dhe unë e njoh dhe problemin e fermerëve për gjetjen e një tregu, për shitjen e vajit të ullirit. Në këtë zonë janë mbjellë rreth 500 mijë rrënjë ullinj , te cilët janë në prodhim por fermerët qe kultivojnë këtë pemë janë shprehur te kënaqur për prodhimin e saj te vajit te ullirit por sipas tyre mungon tregu i shijes se vajit. Do të kemi dhe prezantimin e një iniciative që Bashkia e Roskovecit ka filluar për prezantimin e një nisme që është bërë për ndërtimin e një pike grumbullimi këtu në Roskovec. Ka ardhur momenti i standardizimit për të dalë në treg”, thotë kryebashkiakja Bufi.
B.K./LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
68.3%
-
Jo
25.3%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 663
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fier/ Arrestohet 35-vjeçari që dhunonte kunatën dhe dy fëmijët e saj të mitur, nën akuzë dhe 3 të tjerë për vetëgjyqësi dhe shkatërrim prone, një është grua
30 Mars, 12:10
-
Basketboll/ Apolonia mposht 104-103 Tiranën dhe siguron zonën playoff, mëson kundërshtarin e radhës! Spektakël nga tifozët (VIDEO)
29 Mars, 22:08
-
E dënuar me 1 vit burg për falsifikim parash, arrestohet 27-vjeçarja në Lushnjë
29 Mars, 11:14
-
Moti i keq/ Breshëri dëmton 160 hektarë parcela të kultivuara me pjeshkë në Lushnjë
29 Mars, 07:36
-
Aksident në Lushnjë/ ‘Audi’ del nga rruga dhe përfundon i përmbysur në parcelë, 3 të plagosur! Shkak dyshohet shpejtësia e lartë
29 Mars, 07:07
-
‘Refuzojini me votë kopjet e Ballukut’, Bardhi denoncon kandidaten e PS në Roskovec: Fondet e bashkisë ia dha mamasë së vet për të ndërtuar bujtinë
28 Mars, 16:12
-
Vrau efektivin e ‘Shqiponjave’, prokuroria e Fierit çon në gjyq autorin! 23 vjeçari ekzekutoi policin brenda makinës se i tha mos ec shpejt
28 Mars, 09:55
-
Diktatura e shkatërroi, ortodoksët rindërtojnë nga themeli kishën e Shën Mërisë në Lushnje
27 Mars, 16:26
-
Shtohen sëmundjet malinje në Fier, 120 pacientë për 3 muaj! Mjekja: Gratë dhe burrat mbi 40-vjeç duhet të kryejnë kontrolle
27 Mars, 16:18
-
Koço Kokëdhima dhe trajneri Maringlen Kule fjalor të pahijshëm dhe presion në ndeshjen e femrave, presidenti i Apolonisë nën hetim: Jepja në tavolinë bq m*** (VIDEO)
27 Mars, 10:09
-
Fier/ Incident në ndeshjen e futbollit Apolonia-Gramshi për femra, Koço Kokëdhima shtyn dhe kërcënon gjyqtarin! Takimi duhej ndërprerë, por u rinis pas presioneve? (VIDEO)
26 Mars, 18:50
-
Lushnjë/ Publikohet momenti kur dy të rinjtë dhunojnë barbarisht 43-vjeçarin me aftësi të kufizuara në dëgjim dhe të folur! E godasin edhe pasi shembet përtokë (VIDEO)
25 Mars, 20:36
Nuk tregtohet vaj me shishe plastike,nuk eshte higjenike,edhe ajo peshorja e aluminit nuk eshte as higjenike dhe as estetike .
Përgjigju