Islanda ishte padyshim një nga ekipet më të mirë të këtij edicioni të Kampioantit Europian, pasi la një shije të mirë, jo vetëm në lojë, por edhe në shkallët e stadiumit me tifozerinë e mrekullueshme.

Edhe në ndeshjen e fundit, pavarësisht humbjes 5-2 nga Franca dhe eliminimit, islandezët janë përshëndetur në mënyrën e tyre origjinale dhe karakteristike me tifozët që i mbështetën deri në fund të aventurës së tyre.