Përciellja e urimit me kartolinë ose celular apo të dyja së bashku?” Kjo është dilema që shoqëron cdo qytetar kur na ndajnë dhe pak orë nga nata e ndërimit të viteve. Ndërsa të gjithë kanë bërë përgatitjet për mbrëmjen e 31 dhjetorit,pjesë e tyre janë dhe urimet për miqtë dhe familjrët ,brenda apo jashtë shqipërisë.

Qytetarët e Korcës shprehen se kohët kanë ndryshuar dhe se tashmë kartolina është zëvendësuar me celularin. Edhe pse përciellja e urimit me kartolinë është një kujtim që mbetet, teknologjia e re duket se po zbeh traditën.

Ndërkohë tregtarët në pikat e shitjes së kartolinave në qytetin juglindor shprehen se interesi për përcielljen e urimit nëpërmjet kësaj forme është tepër i ulët dhe po zbehet nga viti në vit. Mosha, që preferon kartolinën është ajo shkollore,ndërsa për të rriturit as nuk mund të mendohet.

Ndërkohë një pjesë e fanatikëve të traditës preferojnë ende përcielljen e urimit për festën e fundvitit nëpërmjet postës.


(ad.ti/shqiptarja.com)