Të veshur me ngjyrat e flamurit nxënësit e shkollës 9-vjeçare ‘Ndre Mjeda’ në Shkodër kanë realizuar një video-kartolinë urimi me rastin e festave të 28 dhe 29 Nëntorit.
Videon e ka shpërndarë kryeministri Edi Rama në faqen e tij zyrtare në Facebook. Kreu i qeverisë thekson se ky urim është përgatitur përmes programit “Art dhe Zeje”, me shumë dashuri për Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë.
“Mirëmëngjes dhe me këtë urim emocionues nga nxënësit e shkollës “Ndre Mjeda”, përgatitur përmes programit “Art dhe Zeje”, me shumë dashuri për Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Komente









