Eksperti i turizmit Besnik Vathi: Hotelet e Durrësit presin 3000-4000 turistë të huaj për festat e fundvitit! Ozuni: Të promovohen 4 sezonet turistike

Trendi për të festuar ndërrimin e viteve në Shqipëri ka ardhur në rritje, e lëvizjet janë kryesisht brenda Rajonit. Megjithëse ende rajoni nuk është tërheqës për perëndimin, eksperti i turizmit Besnik Vathi tha në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv se strukturat hoteliere në Durrës presin nga 3000 deri në 4000 turistë në fundvit, pasi kanë edhe kapacitetet e duhura për të pritur turistë. Për ekspertin e turizmit, hotelet e Shqipërisë duhen ndihmuar nga ministria e turizmit për të pasur sa më shumë kontakte.

‘Të huaj që vijnë për të kaluar festat e fundvitit në Shqipëria ka. Në vitet e fundit filloi si tendencë edhe organizmi i festave të fundvitit për turistët e huaj dhe kryesisht për hotelet në Durrës. Turistët bullgarë ishin të parët që e kërkuan dhe ndërkohë janë shtuar edhe turistët nga Serbia dhe Maqedoni e Veriut. Hotelet e plazhit të Durrësit për festat e fundvitit mund të presin rreth 3000-4000 turistë të huaj. Akoma rajoni nuk është tërheqës për festat e fundvitit për turistët e perëndimit. Lëvizjet janë brenda për brenda rajonit. Nuk janë lëvizje me fluturime por me mjete të tyre dhe me autobus. Durrësi që ka hotele më të shumta, ku ka marrë edhe masa, ka organizime edhe për turistët e huaj të cilët prentotuar. Të ardhurat e emigrantëve që sjellin në industrinë  e turizmit janë minimale pasi vijnë tek familjet  tyre. Të ardhurat që sjellin mund të konsiderohen si të ardhurat nga remitancat se sa nga të ardhurat në turizëm. Organizimet varen edhe nga operatorët. Mali i Zi dhe vendet e rajonit ftojë operatorë për të organizuar sa më shumë. Hotelet e Shqipërisë duhen ndihmuar nga ministria e turizmit për të pasur sa më shumë kontakte.’- u shpreh Vathi.

Ndërsa eksperti Ferjold Ozuni, tha për gazetarët Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu, se ka më shumë shqiptarë që ikin si turistë sesa të huaj që vijnë të festojë ndërrimin e viteve në Shqipëri. Sipas ekspertit tha se vendit i duhet bërë një promovim në grup i sektorit turistik në të 4 sezonet.

‘Ka më shumë shqiptarë që ikin turistë për të festuar festat e fundvitit sesa të huaj që të vijnë të festojnë vitin e ri në Shqipëri. Një kulturë që Maqedonia dhe Mali i Zi e ka dhe prandaj kjo është një dyndje që reflektohet në rajon. Janë një sërë faktorësh që e bëjnë këtë të realizueshme. Të ardhurat financiare që vijnë nga pushimet verore janë më të mëdha se pushimet individuale. Shqipëria ka pasur gjithmonë një imazh për turizmin veror.  Ne kemi investuar në hoteleri në bregdet por kemi shumë pak hoteleri për pushimet dimërore. Kemi investuar në rrugë që të çojnë drejt bregdetit por kemi vende shumë të bukura malore që mund të arrihen vetëm helikopter.  Është promovimi në grup i sektorit turistik në të 4 sezonet si nga operatorët ekonomik por edhe nga institucionet.’- u shpreh eskperti.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja