Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli e shoqëruar nga komandanti i Forcës Tokësore, gjeneral brigade Nazmi Cahani, ishte sot në Batalionin e Dytë të Këmbësorisë të Forcës Tokësore në Zall-Herr. 
 
Kjo vizitë e ministres Kodheli zhvillohet në kuadër të një turi që ajo ka ndërmarrë këto ditë të fundvitit për të takuar dhe uruar efektivat e njësive dhe reparteve të Forcave tw Armatosura, si dhe fëmijët e tyre për festat Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri.

kodheli
 
Ministrja Kodheli u prit nga komandanti i Batalionit, kolonel Ylli Pulaj dhe u takua me efektivin e këtij reparti dhe fëmijët e tyre, të cilët kishin mbushur plot një nga sallat e batalionit.
 
 “Unë ju uroj nga zemra shëndet, lumturi, suksese në punën tuaj. Ta kaloni me gëzim e hare në familjet tuaja festën e ndarjes së viteve dhe njëkohësisht të shikoni përpara, me qëllim çuarjen përpara të karrierës tuaj për t’u bërë çdo ditë e më tepër ushtarakë të mirë, të denjë të një vendi, i cili ka lindur të jetë i lire dhe që kështu do të jetë. Dhe këtë vetëm ju mund ta siguroni. Ju faleminderit dhe gëzuar për shumë vjet” tha Ministrja Kodheli.

Me këtë rast, nga fëmijët e ushtarkëve u dha edhe një koncert i shkurtër artistik me këngë, valle, recitime etj, duke krijuar një atmosferë të vërtetë festive.

kodheli
 
Në fund, ministrja e Mbrojtjes Kodheli dhe gjeneral brigade Nazmi Cahani ndanë dhurata për Vitin e Ri për fëmijët e ushtarakëve të këtij batalioni.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)