Festat e fundvitit, kreu i Tur-Operatorëve në Report Tv: Tirana ishte destinacion për turistë nga Spanja, Italia e Holanda! Fluksi këtë dimër, më i lartë se vjet

Festat e fundvitit, kreu i Tur-Operatorëve në Report Tv: Tirana ishte destinacion për turistë nga Spanja, Italia e Holanda! Fluksi këtë dimër, më i lartë se vjet

Besnik Vathi

TIRANË - Kreu i shoqatës së tur-operatorëve Besnik Vathi, komentoi në Report Tv disa nga karakteristikat turistike të fundvitit që lamë pas. Vathi thekson për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’ se çmimet e fundvitit që lamë pas ishin të lira, të reflektuara edhe në çmimet e fluturimeve, nga pjesëmarrja e shumë kompanive low-cost.

'Çmimet këtë vit edhe nga pjesëmarrja e më shumë kompanive low cost, u shtuan edhe fluturimet destinacionet, frekuencat çmimet e këtij fundvitit dhe për pushuesi që shkuan jashtë kanë qenë të lirë. Por jo nuk është se janë më lira organizimi i festave jashtë. Edhe darkat e vitit të ri në Budapest kushton sa në Tiranë apo më shumë. Përgjithësisht organizimet kanë qenë për të kaluar fundvitin dhe jo shumë për të pasur ato darka që kemi pasur, që na duket se po festojmë më ndryshe. Festat e fundvitit janë popullore por jo aq popullore sa në Shqipëri dhe rajon. Festat më popullore në vendet e perëndimit janë krishtlindja dhe më të festuar se viti i ri. Ka patur lëvizje, pjesa më e madhe në një udhëtim jashtë vendit e ka transporti. Kur çmimet e transportit janë më të ulëta influencon.'

Më tej, Vathi shton se Tirana ishte destinacion i turistëve nga Spanja, Italia, Holanda, por për të kaluar pushimet e fundivitit, por më tepër për eksurksione.

'Tirana do jetë destinacion për lëvizjen e të huajve, të rinjve apo edhe deri në moshën 40-45 vjeç të vendeve të tilla si Itali, Spanjë, Hollandë. Në më shumë për tu eksploruar 2-3 ditë, se sa një destinacion për festime apo ekskursione. Fluksi gjatë dimrit është më i ulët sesa gjatë periudhave të tjera. Nga viti në vit, duke krahasuar dimrin e këtij viti me vjet do jetë fluks më i rritur. Për shkak të fluturimeve më të shumta dhe frekuencave.'

Ndërsa shumë shqiptarë i kaluan pushimet e fundvitit jashtë në vende të Europës perëndimore por edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

'Ka për të gjithë produktet, edhe për ta festuar në shtëpi, edhe për ta festuar në lokalet e Tiranës apo Durrësit. Ka edhe lëvizje jashtë vendit. Pjesën më të madhe e zënë turizmi familjar. Kur bashkohen me familjet jashtë vendit. Për ti kaluar bashkë. Me të afërmit e tyre. Një pjesë më e vogël feston jashtë familjes në rajon, apo jashtë rajonit në Evropë, Paris, Spanjë, Madrid. Deri në Emiratet  Bashkuara. Flas për turet e organizuara. Për individuale nuk mbetet ndonjë vend pa pasur turistë shqiptarë. Shqiptarët mbeten turistë me kërkesë të lartë. Nuk është më turizmi i shqiptarëve për shtresat e lartë, por edhe për shtresat m buxhet të mesëm ,por edhe të ulëta.'

Së fundmi, Vathi thotë se edhe shtetasit e Kosovës ishin të pranishëm në këto festa të fundvitit

'Shtetasit e Kosovës janë pjesë e grupeve turistike që nisen nga Shqipëria në të gjitha destinacionet. Në organizimet tona, 25% e tyre janë shtetas të Kosovës, në çdo grup drejt Italisë, Francës apo Emiratet Arabe, numri i shtetasve të Kosovës është rritur në krahasim me vitin e kaluar. Janë pjesë e grupeve të përbashkëta dhe organizimeve të përbashkëta.'

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga investitori grek në ‘Escobarin’ e ri të botës së narkotikëve

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga investitori grek në ‘Escobarin’ e ri të botës së narkotikëve