I ftuar në festën e të rinjve të Lëvizjes Rinore për Integrim Meta është shprehur se ishte e pamundur për të mbyllur festat e këtij fundviti nga Krishtlindjet te Viti i Ri pa ardhur në Korçë.
“Është vërtetë shumë e vështirë t’i kuptosh, t’i përjetosh këto festa pa qenë në Korçë. Ndaj me dashurinë më të madhe për Korçën dhe për korçarët, le t’i referohemi asaj që ka mbetur emblematike për Korçën dhe për korçarët, jo vetëm për të kaluarën, por edhe për të ardhmen: ‘Lumja ti moj Korçë lule, që le pas shoqet e tua, si trimi në ballë u sule, ta paçim përjetë hua”, u shpreh Meta.
Kreu i LSI në këtë ceremoni festive shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari dhe deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Pirro Kapurani. Meta në shoqërinë e të rinjve të LSI u ka uruar gjithë shqiptarëve një vit të ri sa më të gëzuar.
“Me këtë rast u uroj të gjithë të rinjve dhe të rejave të Korçës të mrekullueshëm, të mençur, të ditur dhe plot ëndrra për të ardhmen, një vit të ri të gëzuar dhe të gjithë shqiptarëve kudo ku janë”, mbylli deklaratën e tij Meta.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)