Festat e fundvitit/ Operatorët turistikë për Report Tv: Në 10 vite 3.5 milionë turistë të huaj më pak, s'ka rezervime për Krishtlindje, njerëzit kanë frikë

Nga janari në tetor në vend kanë hyrë  3.5 milionë turistë të huaj më pak krahasuar me vitet e kaluara. Ndërkohë operatorët turistik thonë se humbja është më e madhe dhe qytetarët kanë frikë të rezervojnë jashtë vendit për Krishtlindje.

Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT, rënia është në nivelin e 60.2% krahasuar me 2019-ën, por operatorët turistik thonë se shifra është më e lartë.

“Shifrat janë alarmante, ato realet ndoshta janë edhe më alarmante nga këto që publikohen. Hyrje dalje nuk është patjetër për qëllim turistik ka edhe arsye të tjera pavarësisht se si deklarohet nga individi. Shkojmë përtej 70% në humbje si për numrin e turistëve dhe për anën financiare”, shprehet operatori turistik Ferjolt Ozuni.

Por a ka shpresë për rezervime dhe udhëtime për festat e fundvitit?

“Sa për krishtlindjet dhe për vitin e ri njerëzit janë të dyzuar sepse nuk e dinë se çfarë do të ndodhi, do mbyllemi apo jo. Kam një mungesë optimisti ndoshta të theksuar për atë periudhë dhe njerëzit do të detyrohen të rrinë në shtëpi”, pohon ai.

Ndërsa për festat e nëntorit, edhe pse të pakta rezervimet kanë nisur.

“Njerëzit na kanë kontaktuar për të kthyer udhëtime tradicionale në Theth Valbonë, Korçë Pogradec maksimumi me një natë qëndrimi pra 2 ditore. Është tendenca që qytetarët të vetë-grumbullohen, dhe të kërkojnë mjete të vogla transporti për të qenë të sigurt  dhe mos të kenë të bëjnë me njerëz të tjerë në mjet”, tha Ozuni.

2020 mund të konsiderohet vit i turizmit patriotik. Ndryshe nga shtetet e tjera përjashtim bën vetëm Kosova, me të cilën rënia është e lehtë, madje në tetor ne kishim rritje të turistëve që janë futur në vend.

“Ne jemi e vetmja alternativë për Kosovën në rajon dhe është shfrytëzuar, për shkak të situatës. Është i vetmi shtet që ka qenë në rritje në 3-4 muajit e fundit krahasuar me 2019. Ashtu siç ne ishim porta dalëse për Kosovën ashtu edhe për ne Turqia ishte porta dalëse për pushime. Ka pasur nga 5 autobusë çdo javë me turistë shqiptar që kanë shkuar drejt Turqisë nga shtatori e në vazhdim”, thotë Ozuni.

Nga janari në tetor në Shqipëri kanë ardhur 91% më pak Spanjoll, 81% më pak nga Polonia dhe SHBA, e ndjekur nga tkurrja e lartë e turistëve nga Italia, Gjermania e më gjerë.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Thjesht cfare mendoj: 27/11/2020 19:16

    Po ky shoku ku e ka masken apo kur jep interviste ne bulevard te falet. Vaj medet. Dhe na ankohet ky, ik o shoku se ka halle me te medha. Gjermania i ka bllokuar prenotimet turistike ne hotele per mos te lejuar te vijne nga jashte te infektuar e te bejne sic u be ne Greqi, Hungari. Nga vendi me pak i prekur ne Europe sapo u hapen kufijte vershuan turistet se bashku me Covid-19, tani jane per te qare hallin

    Përgjigju
  • Tirona: 27/11/2020 18:03

    Kto i bien fyellit vetem me nje vrime, Pandemia por mer jete njerezish ndersa kta flasin ne kete kohe per turizem. Pskemi ikur per Lesh qe te gjithe .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'